Vera nuk vjen pa këto 6 trende dhe të gjithë duhet të jemi të përgatitur

Tendencë

Nga Class 7 April 2020

Vera nuk vjen pa këto 6 trende dhe të gjithë duhet të jemi

Kohët e fundit stina e verës duket si një ëndërr, por, në fund të fundit, ju e dini që jemi të gjithë ëndërrimtarë, apo jo? Rikthimi në “jetë” apo në “shoqëri” duket të jetë eventi më i shumëpritur nga të gjithë këtë vit dhe për këtë gjë, duhet të jemi të përgatitur! Çfarë do të jetë në modë këtë verë? Më poshtë kemi listuar 6 trendet e aprovuara nga moda në sezonin e ri!

Vera nuk vjen pa këto 6 trende dhe të gjithë duhet të jemi
Kapelja e “peshkatarit”
Stilistët e famshëm si Alberta Ferreti apo Giambattista Valli e kanë aprovuar këtë tendencë dhe ne duket të jemi përballë një trendi të padiskutueshëm tashmë… Këtë kapele do e shohim kudo këtë verë!

 

Vera nuk vjen pa këto 6 trende dhe të gjithë duhet të jemi
Kapelja e kashtës
Kapelja e kashtës nuk ikën kurrë nga moda dhe këtë vit duket të jetë e listuar në “top trend-et” e stinës. Kapelja e kashtës ju jep dozën e duhur të freskisë gjatw verws, ndaj Dior dhe Etro e kanë besuar në koleksionet e tyre.

 

Vera nuk vjen pa këto 6 trende dhe të gjithë duhet të jemi
Çantat e thurura
Thurje kashte apo edhe të materialeve të tjera, çantat e mëdha e pa formë të stilit “shopper” janë çantat e adhuruara këtë sezon. A nuk janë gjëja më e rehatshme? Givenchy dhe Valentino aprovojnë, pas tyre sigurisht edhe ne.

 

Vera nuk vjen pa këto 6 trende dhe të gjithë duhet të jemi
Pantallonat e shkurtra “Bermuda”
Stili afrikan i të veshurit ka qenë protagonist në sfilatat e sezonit të verës. Veçanërisht pantallonat në stilin Bermuda, janë shndërruar në emblemën e feminitetit, aq më tepër kur vijnë në stilin me belin e lartë, xhepat dhe kombinohen me sandalet e sheshta. Ju kujton gjë sfilata e fundit e Fendit?

 

Vera nuk vjen pa këto 6 trende dhe të gjithë duhet të jemi
Bluzat në stilin “Bardot”
Sharmi i pagabueshëm që ky stil sjell është padyshim një tendencë këtë vit. Jaka e hapur e shpatullat e zbuluara, janë shndërruar në karakteristikat që çdo bluzë verore duhet të ketë! Philosophy dhe Chanel, e kanë demostruar këtë trend në koleksionet e tyre.

 

Vera nuk vjen pa këto 6 trende dhe të gjithë duhet të jemi
Sandalet “Gladiator”
E çuditshme që sandalet tipike të gladiatorëve janë kthyer në simbol të feminitetit apo jo? Besojeni ose jo, këto sandale janë trendi më “i nxehtë” i sezonit të verës! Lëkurë, copë, të sheshta apo me takë, këto sandale do të bëjnë namin këtë verë!

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon