Ju mendoni se ndoshta të tre imazhet në foto janë familje, e bukur, e lumtur, e plot detaje të tjera! Por, nuk është kështu! Ndoshta ju keni një ide se cili nga tre imazhet nuk është familje e vërtetë, ndaj provoni veten. Përgjigjja juaj do të tregojë shumë për ju!

Nëse përgjigjja juaj është 1

Ju nuk jeni person i orientuar nga familja! Ju ndoshta jeni rritur pa figurën e babait. Në foto në fakt duket qartë se nuk interesohet për fëmijën që nëna po e mban larg tij. Ju pëlqen të ndihmoni të tjerët dhe të përpiqeni të bëni ndryshime pozitive në jetën e tyre, por nuk jeni plotësisht të sigurt se çfarë është një familje e vërtetë.

Nëse përgjigjja juaj është 2

Ju jeni të vetëdijshëm për atë që është një familje e vërtetë dhe rëndësinë që ka ajo. Familja juaj është gjithmonë përparësia juaj. Prindërit në figurë janë të përqendruar në veten e tyre, gruaja ka veshur një minifund dhe babai i injoron të dyja, gruan dhe bijën e tij. Besoni në marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme, në një martesë të dashur dhe një mjedis të lumtur për të gjithë anëtarët e familjes.

Nëse përgjigjja juaj është 3

Kjo foto tregon një familje të lumtur dhe të dashur. Dy prindër që duan dhe kujdesen për fëmijën e tyre. Nëse besoni se kjo familje është e rreme, mund të keni një sëmundje traumatike psikologjike, ndoshta për shkak të një jete të jetuar në një familje jofunksionale. Nëse njëri nga prindërit tuaj ka qenë një alkoolik, ka përdorur drogë ose ka vuajtur nga sëmundjet mendore, mendja juaj mund të njohë atë që keni përjetuar si një familje të vërtetë dhe prandaj mendoni se kjo lloj familje është e rreme.