Zupat janë ëmbëlsirat e preferuara të gjithë familjes dhe sidomos fëmijëve. Për më tepër janë të thjeshta për t’u përgatitur me përbërësit që të gjithëve na ndodhen në kuzhinë. Recetën e kësaj ëmbëlsire e sjell për revistën Class, Erida Kabashi, e cila ndan vazhdimisht receta edhe në faqen e saj në Instagram, @eridaskitchen.

Mënyra e përgatitjes:

Na duhen disa tasa të vegjël për të sevirur ëmbëlsirat. Pasi të kemi hedhur biskota dhe arra në fund të tasit, përgatisim pudingun e vaniljes. Në total do na duhet të përgatisim 3 shtresa kremi.

Për pudingun e vaniljes ju duhen:

500 ml qumësht

2,5 lugë gjelle niseshte

1 bustinë vanilje (10 gr)

5 lugë sheqer

Vendosim qumështin të ngrohet, shtojmë vaniljen dhe sheqerin. Ndërkohë në një tas hedhim niseshtenë dhe e tresim me qumësht të ftohtë. Kur qumështi është pa vluar ia hedhim dhe e perziejmë me rrahësin e vezëve derisa bëhet krem. E ndajmë në tasa siç shihet në foto, duke e hedhur mbi biskotën me pak arra.

I hedhim disa arra sipër, por mund t’i shtoni edhe 2-3 kokrra rrush të thatë, pasi shkon shumë me këtë ëmbëlsirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen) on

Shtresa e dytë e kremit është pudingu me kakao. Procedura është e njëjtë me të parën, vetëm se në vend të vaniljes do t’i hedhim 2 lugë gjelle kakao.

Ju duhen:

500 ml qumësht

2,5 lugë gjelle niseshte

2 lugë gjelle kakao

5 lugë sheqer

Sërish hidhni shtresën tjetër të kremit në tas dhe i shtoni arra dhe rrush të thatë. Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe pak pluhur arre kokosi.

Kremi i tretë është krem pastiçerie.

Ju duhen:

500 ml qumësht

5 të verdha veze

60 gr miell

120 gr sheqer

1 bustinë vanilje (10 gr)

Ndajmë 1 gotë qumësht duke e lënë të ftohtë, ndërsa pjesën tjetër e vendosim të ngrohet ngadalë. Ndërkohë të verdhat e vezës i rrahim me rrahës elektrik. Shtojmë pak nga pak sheqerin. I rrahim mirë derisa të bëhen si krem dhe më pas shtojmë gotën e qumështit të ftohtë dhe miellin. Në fund e bashkojmë me qumështin e ngrohtë dhe i vendosim të ziejnë derisa kremi të trashet, duke e përzier gjithë kohën me rrahësin e vezëve. Shtrojmë shtresën e fundit të kremit dhe sipër mund t'i hidhni çfarë të doni, pa e tepruar. E lëmë të ftohet dhe pas 2 orësh mund ta konsumoni. Nuk është e nevojshme të futet në frigorifer.

Po ashtu, mund t’i shtoni edhe pak reçel boronice sipër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen) on