Pse njerëzit po e urrejnë shtëpinë e Drake?
Një shtëpi e pazakontë

Falë Tik Tok, Drake nga ndarë pjesë nga shtëpia e tij në Toronto, por fotot e publikuara nga Architectural Digest janë diçka krejt tjetër. Për numrin e muajit maj, Drake i lejoi fotografët e revistës së famshme të hyjnë në shtëpinë e tij dhe nga fotot duket sikur bëhet fjalë për një botë tjetër.

Kjo shtëpi ka gjithçka që një njeri do të donte në shtëpinë e ëndrrave, duke filluar nga dhomat gjigante, salla e basketbollit, studio regjistrimi, shandanë të mëdhenj dhe shumë pasqyra. Ah, edhe dysheme mermeri!

Ndërkohë që disa mbetën me gojë hapur nga kjo shtëpi luksoze, shumë të tjerë e urrejnë.
Disa prej komentuesve që nuk janë kursyer:
“Edhe unë e urrej shtëpinë e Drake!”
I too hate the house of famous rapper Drake
— JP (@jpbrammer) April 8, 2020
“Drake është një 30-vjeçar me shije dizajni të gruas së një gangsteri 50-vjeçar.”
Drake is 33 with the interior design taste of a 50 year old mobster’s wife.
— Kornflak ak lèt (@Not_Yves) April 8, 2020
“Më dhembin sytë!”
Me eyes hurt ? https://t.co/shKsISnuYX
— Chris Black (@donetodeath) April 8, 2020
Një tjetër e krahason me një hotel në Las Vegas:
“Shtëpia e Drake është hoteli më i bukur që kam parë në Las Vegas.”
Drake's home is the nicest Las Vegas hotel I've ever seen https://t.co/Gu3LjGFX2X
— Sylvia Obell (@SylviaObell) April 8, 2020
Komentet mund të jenë të ashpra, por dyshojmë se Drake do të mërzitet. Edhe nëse mërzitet, të paktën mund të qajë në kolltukun e rrethuar me Birkin, në dhomën e tij të veshjes.









