Si të zgjidhni ngjyrat e mureve në shtëpi sipas emocioneve

Me emocion

Nga Class 12 April 2020

Si të zgjidhni ngjyrat e mureve në shtëpi sipas emocioneve

Ngjyrat e mureve janë shumë të rëndësishme për të krijuar atmosferë. Lyerja e mureve të shtëpisë me ngjyra nuk del asnjëherë nga moda: të lyesh vetëm një faqe muri apo të gjithë muret e shtëpisë (të luash me ngjyrat) është një truk për të rinovuar shtëpinë në mënyrë ekonomike.

Zgjedhja e ngjyrës së murit është një proces delikat i cili nuk bazohet vetëm në shije por duhet  përshtatur edhe me zonën e shtëpisë që do të lyhet. Është e njohur  tani se ngjyrat e zgjedhura për të lyer shtëpinë mund të ndikojnë në humor, energjinë tonë, krijimtarinë, madje edhe vëmendjen tonë dhe kurbën e mësimit, të cilat përbëjnë komponentët e nevojshme të intelektit.

Si të zgjidhni ngjyrat e mureve në shtëpi sipas emocioneve

Për të zgjedhur ngjyrën e duhur, një disiplinë orientale nga Feng Shui sugjeron se cilat janë ngjyrat që duhet të përdoren duke evituar kështu ndikimet negative.

Si të zgjidhni ngjyrat e mureve në shtëpi sipas emocioneve

E bardha: Ngjyra më e zakonshme për ta bërë një shtëpi më të shndritshme dhe mikpritëse. Shkëlqimi i saj është i lidhur me përcaktimin: për të shmangur monotoninë në dhomën e lyer me të bardhë duhet t’i jepni ngjyra duke luajtur me arredimin.

Si të zgjidhni ngjyrat e mureve në shtëpi sipas emocioneve

E verdha: Ngjyra e natyrës dhe e diellit transmeton energji dhe ngrohtësi. E verdha është edhe ngjyra e kreativitetit. Është perfekte për zonen e ditës sidomos për kuzhinat por duhet evituar në dhomën e gjumit. Për sallonin zgjidhni një nuancë të çëlet të ngjyrës së verdhë.

Si të zgjidhni ngjyrat e mureve në shtëpi sipas emocioneve

E kuqja: Forcë, potencë dhe pasion në të gjitha nuancat e saj. E kuqja është ngjyra që duhet të përdoret me më shumë kujdes, pasi duke e ekzagjeruar me këtë ngjyrë rrezikojmë të favorizojmë zemërimin dhe tensionin.  Me ngjyrën e kuqe është më mirë të lyesh vetëm një faqe muri  dhe ta përdorësh në arredim.

Si të zgjidhni ngjyrat e mureve në shtëpi sipas emocioneve

Lejla: Kjo ngjyrë në versionet e saj më të çelëta dhë të ëmbla jep relaksim dhe qetësi. Eshtë më e përshtatshme për sallonet dhe është në fakt ngjyra që stimulon dashamirësi.

Si të zgjidhni ngjyrat e mureve në shtëpi sipas emocioneve

Bluja: Ngjyra që përfaqëson reflektim dhe meditim,  edhe pse kjo është një ngjyrë që presupozohet për të përcjellë paqe, nuk rekomandohet shumë pasi  ekziston rreziku që në të vërtetë të kalojë në melankoli. Zgjidhja është të evitosh blu-në e errët dhe të përdorësh vetëm ngjyrën blu të çelët (bojëqielli). Nuk rekomandohet një dhome gjumi tërësisht blu por mund të lyhet vetëm një faqe muri e saj.

Si të zgjidhni ngjyrat e mureve në shtëpi sipas emocioneve

E gjelbra: Ngjyrë çlodhëse  e lidhur me ngjyrën e livadheve, maleve dhe natyrës në përgjithësi.  Edhe për këtë ngjyrë është i  vlefshëm rregulli i tonaliteteve, duhen përdorur nuancat më të çelëta dhe të ëmbla te saj. Është ngjyra e përsosur për çdo dhomë në shtëpi, por është më mirë që të shmanget në kuzhinë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon