Si mund të jetë një festë e organizuar për një stiliste? Një gjë është e sigurt, që dekori s’mund të jetë i zakonshëm! Në fakt, festat e organizuara nga Class Events, nuk janë asnjëherë të zakoshme dhe nuk mund të ishte as kjo festë ditëlindjeje, kur dekorit të kuruar nga një skuadër profesioniste i është shtuar edhe shija e hollë dhe syri i mprehtë i një vajze që merret me stilim. 25-vjetori i Marinës ishte një festë elegante që i përshtatej stilit të saj.
Ngjyrat që dominonin ishin e zeza, e bardha dhe ngjyra e argjendit në pasqyrë. Festa u konceptua në formën e një koktejli, prandaj u përdorën tavolina dhe karrige të larta. Përballë hyrjes u krijua një bar i mbushur me pije të ndryshme. Secilës pije iu ndryshua emri dhe u personalizua me emrat e stilimeve të Marinës. Poshtë emrave specialë të koktejleve qëndronte edhe përshkrimi i tyre.
Pas barit u vendos një kompozim me tullumbace të bardha që i ftonte njerëzit në festë, me shkrimin “Let’s Party”.
Photobooth-i në formë të harkuar shkruante emrin e Marinës dhe numrin 25, në ngjyrë të argjendtë. Po ashtu, dy kompozime me lule të bardha ia shtonin freskinë këndit të fotove.
Në një tavolinë rrethore të zezë u vendosën ëmbësirat, të cilat ishin kryesisht të bardha për t’u përshtatur me dekorin. Torta qëndronte në mes të ëmbëlsirave të tjera, e dekoruar me pampas dhe dy trëndafila të bardhë.
Tavolinat e zeza prej xhami u dekoruan me qirinj të bardhë, të madhësive të ndryshme që ia shtonin elegancën ambientit.
Si mund të ishte ndryshe ditëlindja e një stilisteje, përveçse perfekte?!
Fotot: Class Photography
Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:
+355 69 60 82 858
Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.
Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com