Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Humb jetën Patricia Millardet

Nga Class• 13 April 2020

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

61 vjeçe, aktorja që shumë shqiptar e kanë ende model të gruas luftarake e që u përball me mafian, Patricia Millardet, që luante rolin me emrin Silvia Conti është ndarë nga jeta sot në një spital të San Camillo. Ajo ka pësuar atak në zemër.

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Lindur në 1957-n në Mont-de-Marsan, në Francë, u zhvendos në Itali, nga fundi i viteve 1980. Aktorja me origjinë franceze u bë e njohur për publikun pasi interpretoi gjykatësen e guximshme të pakorruptueshme, Silvia Conti, në serialin "Oktapodi", mes vitit 1989 dhe 2001.

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Me karakterin ikonë që luajti, atë të Silvia Conti, tha se e bashkonte diçka: “Ndjenja për drejtësi, sigurisht. Vetëm se jeta nuk është një trillim, unë nuk jam gjykatëse. Dhe për kauzat e humbura nuk më mbetet gjë tjetër veçse të qaj”.

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Në karrierën e saj ajo luajti në shumë prodhime filmike dhe televizive. Një nga rolet e saj të para ishte në filmin "Il tempo delle mele 2" në 1982. Ajo bëri debutimin e parë në kinemanë italiane në 1987-n, me filmin "Assicurazione sulla morte".

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Popullaritetin më të madh e arriti me serialin "La Piovra" në Rai. Midis 2001 dhe 2003 ajo ishte ndër protagonistët e thrillit të Canale 5, 'Il bello delle donne ", ku luante personazhin e Angelina Brusa.

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Ajo u quajt nga shumë një talent, por që nuk pati suksesin që e meritonte. Në 2002-n u përhapën thashethemet se kishte tentuar vetëvrasje, gjë që ajo e mohoi.

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Lamtumirë Silvia Conti! Ndahet nga jeta aktorja e ‘Oktapodi’

Burimi: tiranapost.al

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon