Edhe të famshmit po qajnë, filmi që nuk duhet humbur në kohë karantine

E gjeni në Netflix

Nga Class 15 April 2020

Edhe të famshmit po qajnë, filmi që nuk duhet humbur në

Është pikërisht ai, “Mrekullia në qelinë numër 7” që ka bërë për vete këdo që e ka parë. Në këto ditë izolimi, është filmi më i përfolur që të gjithë kanë zgjedhur të shohin. Një fabul dramatike që i ka bërë të gjithë të qajnë.

Filmi trajton historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzës së tij, të cilët bëjnë gjithçka për të qenë bashkë.

Memo, roli i jashtëzakonshëm i aktorit turk Aras Bulut İynemli, dënohet me varje në litar për një vdekje aksidentale jo për faj të tij.

Mënyra si trajtohet ngjarja i ka prekur të gjithë dhe për këtë arsye, filmi ka arritur shikueshmëri shumë të lartë.

Aktori kryesor, Aras Bulut İynemli, ka folur për suksesin e tij dhe nuk harron t’u japë një mesazh të gjithëve nga karantina.

Edhe të famshmit po qajnë, filmi që nuk duhet humbur në

Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë Nr.7” filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”,- shkruan ai në rrjetin social.

Në kinema, filmi u ndoq nga më shumë se 5 milionë njerëz, ndërsa në këtë periudhë izolimi është kthyer në filmin e preferuar edhe të personazheve të njohur.

Edhe të famshmit po qajnë, filmi që nuk duhet humbur në

“Mrekullia në qelinë numër 7”, së fundi ka bërë të qajë si fëmijë edhe futbollistin e njohur Brazilian, Neymar. Përmes një postimi në Instagramin e tij, Neymar tregon se filmi e ka emocionuar shumë. 

“Ata që kanë fëmijë, do t’i kuptojnë më mirë ndjenjat e mia, pasi të shikojnë këtë film. Film shumë i bukur, kam qarë si fëmijët”.

Edhe të famshmit po qajnë, filmi që nuk duhet humbur në

Nëse akoma nuk e keni parë, mos humbni asnjë minutë më shumë. Ne Netflix, por edhe në platforma të tjera në shqip.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon