Kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë, poshtë të 30-ave?

Nga Class• 17 April 2020
Kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë,
Kylie Jenner

Nga manjatja e kozmetikës Kylie Jenner, deri te trashëgimtari i imobiliareve të Hong Kong-ut, Jonathan Kwok, këta 10 miliarderë vlejnë bashkë 15.9 miliardë dollar.

Nga 2095 miliarderët e botës, vetëm 10 janë më pak se 30 vjeç. Origjina e tyre është nga Shetet e Bashkuara, Brazili, Gjermania, Hong Kongu, Irlanda dhe Norvegjia.

Pavarësisht se tregjet botërore kanë rënë për shkak të pandemisë së Covid-19, tre njerëz më pak se 30 vjeç kanë hyrë në listën e më të pasurve të globit për herë të parë këtë vit.

Pedro de Godoy Bueno, 29 vjeç, ka trashëguar pasurinë e të atit milioner, Edson de Godoy Bueno, i cili ndërroi jetë në 2017-ën. Pasuria e Pedros u rrit me 1.1 miliard dollar, ndërsa vlera e aksioneve të shoqërisë braziliane të kujdesit shëndetësor, Diagnósticos da América SA, u trefishua.

Hyrja e dytë e re është Lisa Draexlmaier, 29 vjeç, pronare dhe së bashku me të atin, Fritz, CEO e “Fritz Draexlmaier Co & KG”.

Elizabeth Furtwaenger, 28 vjeç, tani vlen 1,2 miliard dollar, pasi i ati, Hubert Burda i dha 37,4% të “perandorisë” mediatike të familjes (pjesë e së cilës janë edhe versionet gjermane të Elle dhe Playboy).

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë,

Vetëm tre njerëz nga ky grup janë miliarderë të bërë vetë (self-made), themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, John Collison i “Stripe e” dhe Kylie Jenner, e cila është edhe miliarderja më e re e të gjitha kohërave.

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë,
Evan Spiegel, themeluesi dhe Ceo i Snapchat

Të tjerët poshtë të 30-ave e kanë trashëguar pasurinë e tyre.

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë,
John Collison

Më poshtë renditja e 10 miliarderëve poshtë të 30-ave, sipas moshës, nga më i vogli te më i madhi.

1. Kylie Jenner

Mosha: 22
Pasuria: $1 miliard

2. Alexandra Andresen

Mosha: 23
Pasuria: $1,1 miliard

3. Katharina Andresen

Mosha: 24
Pasuria: $1,1 miliard

4. Gustav Magnar Witzoe

Mosha: 26
Pasuria: $2,3 miliardë

5. Elizabeth Furtwaenger

Mosha: 28
Pasuria: $1,2 miliard

6. Jonathan Kwok

Mosha: 28
Pasuria: $2 miliardë

7. John Collison

Mosha: 29
Pasuria: $3,2 miliardë

8. Evan Spiegel

Mosha: 29
Pasuria: $1,9 miliard

9. Pedro De Godoy Bueno

Mosha: 29
Pasuria: $1,1 miliard

10. Lisa Draexlmaier

Mosha: 29
Pasuria: $1,1 miliard

Burimi: Forbes Italia

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon