
Edhe pse u shënua një rënie historike për çmimin e naftës të hënën (nën 0 dollarë), mos prisni që të paguheni për t’u furnizuar me gaz apo benzinë në çdo kohë.
Kishte disa kushte unike që ulën çmimin e naftës nën 0 dollarë për herë të parë ndonjëherë. Dhe më e rëndësishmja, çmimi i naftës së papërpunuar ka një ndikim indirekt në çmimin e shitjes me pakicë për një litër benzinë.
Rënia e madhe e konsumit të benzinës në SHBA javët e fundit për shkak të urdhrave të qëndrimit në shtëpi gjatë shpërthimit të COVID-19 ka ulur çmimet e naftës dhe benzinës, pasi ka furnizim të tepërt për të dyja dhe hapësira e nevojshme për të ruajtur furnizimin e tepërt po tejkalohet.
"Aksioni i djeshëm i çmimeve është kuptuar më së miri si një shqetësim ose veçanti e tregtimit të së ardhmes,"- tha analisti James Trafford i Fidelity International.

Ai vlerëson se lëvizja e paparë e çmimeve konfirmon që kërkesa është shumë e dobët. Çmimet e naftës janë dobësuar ndjeshëm për shkak të një kombinimi të furnizimit të tepërt me një kolaps të kërkesës globale për shkak të rënies së aktivitetit ekonomik, të shkaktuar nga masat e bllokimit të koronavirusit.
Çmimi i një fuçie të West Texas Intermediate (WTI), standardi për naftën amerikane, ra në territor negativ për herë të parë në histori të hënën. Por kjo lidhej vetëm me kontratën e majit, e cila do të skadonte.
Tregtarët që mbanin kontratën nuk ishin në gjendje të gjenin blerës, sepse askush nuk e dëshironte atë.
"Askush nuk dëshiron të marrë dorëzimin e naftës muajin tjetër, sepse nuk ka ku ta ruajë atë, kështu që çmimi ka rënë nën zero", shpjegoi Rachel Winter, drejtor i asociuar i investimeve në Killik & Co.
"Çmimet e naftës dhe kapitali shoqërues në sektor do të mbeten gjerësisht të dobëta për një periudhë të afërt,"- parashikoi James Trafford.

Opec, grupi i ekonmive prodhuese të naftës, besohet se po kërkon të shkurtojë prodhimin e naftës menjëherë, në vend që të presë deri në muajin tjetër, për të lehtësuar presionin mbi çmimin.
Artur Baluszynski, drejtuesi i kërkimit në Henderson Rowe, u pajtua që efekti ishte i përkohshëm, por paralajmëroi për implikimet e tij.
Ndërsa çmimi i benzinës është i lidhur me çmimin me shumicë të naftës, ai nxitet nga konkurrenca. Kjo do të thotë se ajo që paguajnë shoferët nuk lidhet drejtpërdrejt me naftën e papërpunuar. Në vend të kësaj, furnizuesit kontrollojnë çmimet ku ata shesin benzinë.
Pjesa më e madhe e parave që ju dorëzoni për një litër benzinë në Mbretërinë e Bashkuar i shkon qeverisë në formën e taksave.
Tek kostot përfshihen edhe taksat, të cilat ndryshojnë nga shteti në shtet. Por mesatarisht, taksat e shtetit shtojnë 36 cent për litër, duke rritur taksat mesatare për një litër gazi në rreth 54 cent në të gjithë vendin. Për më tepër, ju duhet të paguani TVSH në 20% të kostos së benzinës.
Kështu që, për fat të keq, edhe pse mund të blini një fuçi të tërë nafte të papërpunuar, një litër i vetëm gazi do t'ju kushtojë diçka.
