Nëse kishit menduar një propozim përrallash për partneren tuaj dhe pandemia ju prishi planet, mos u panikosni. Ka gjithmonë një zgjidhje! Nuk keni ose e shtyni propozimin, sidomos nëse keni zgjedhur një datë të rëndësishme dhe domethënëse për ju. Si thoni për një propozim në karantinë?! Nuk është aspak ide e keqe, përkundrazi ne na duket shumë origjinale. Na thoni, sa njerëz mund të kenë propozuar në kushte karantine?
Nëse kishit e menduar propozimin në një vend me shumë njerëz ose jashtë vendit, bëni mirë të kaloni në planin B. Propozojini partneres për martesë në shtëpi, por duke krijuar një atmosferë romantike.
Si t’ia dilni? Ja 5 super ide.
Propozim në kinemanë e kujtimeve
Çfarë është më romantike se të rikujtoni momentet më të bukura së bashku?! Përmblidhni fotot dhe videot tuaja më të bukura së bashku dhe krijoni një slideshow që mund ta shfaqni në televizorin tuaj apo në një monitor. Ulni ndriçimin, përdorni drita të vogla që mund t’i vendosni përreth monitorit. Shtojini romanticitetin ambientit me qirinj. Krijoni një minikinema duke përdorur jastëqet më të rehatshëm që keni dhe pasi të keni shijuar “filmin” e kujtimeve tuaja, bëni pyetjen e madhe.
Nëse dëshironi një dekor perfekt, Class Events mund ta shndërrojë propozimin tuaj në karantinë në një ëndërr. Çdo gjë duhet të jetë e kuruar për këtë ngjarje të rëndësishme.
Krijoni një “restorant”
Meqë nuk mund të dilni për darkë në restorantin tuaj të preferuar, mund ta krijoni atë në shtëpi. Mund të krijoni një restorant italian me pasta të shijshme dhe verë. Qirinj, lule dhe ushqimi juaj i preferuar është gjithçka që ju duhet.
Sigurisht që një dekor profesional do të krijonte një atmosferë tjetër. Class Events mund ta bëjë “restorantin” tuaj në shtëpi të duket si një vend super luksoz, që çdokush do ta kishte zili. Ja një darkë me një prekje “Class”. A nuk duket përrallore?
Një party virtuale
Ndërkohë që disa preferojnë privatësi në këto raste, të tjerë dëshirojnë të festojnë me të gjithë njerëzit e dashur. Në këtë periudhë kjo gjë është e pamundur, por mund të festoni virtualisht. Ftojini të gjithë të dashurit tuaj të festoni online dhe të gjithë të ngrenë dolli dhe të jenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Sigurisht që ajo nuk duhet të dijë gjë. Për sa i përket dekorit, mund të zgjidhni temën që dëshironi. Arkitektet e Class mund t’ju ndihmojnë me propozime, duke jua bërë më të thjeshtë.
“Udhëtoni” në destinacionin e ëndrrave
Duke qenë se udhëtimet s’janë një opsion, mund të krijoni destinacionin e ëndrrave në shtëpinë tuaj. Mund të mos shkoni dot në Paris, por mund ta sillni Parisin në shtëpinë tuaj, përmes dekorit. Ose nëse adhuroni vendet ekzotike, një dekor ekzotik do të ishte zgjidhja perfekte për darkën tuaj. Kjo festë ekzotike e realizuar nga Class Events është ajo që ju duhet për të sjellë Maldivet në shtëpinë tuaj.
Propozim romantik
Bëni propozimin e ëndrrave të çdo vajze – një shtëpi e mbushur me petale trëndafilash dhe qirinj. Class Events mund të realizojë një dekor që çdo vajzë do ta adhuronte. Një shprehje “Pranon të martohesh me mua” e shkruar me neon, ajo që ecën mes petaleve nën dritën e qirinjve…
Më pas festoni me një darkë në kuzhinë, të kuruar me detaje nga profesionistët. A nuk është një ëndërr e bërë realitet? Në këto raste të gjithëve u pëlqen romanticiteti.
Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:
+355 69 60 82 858
Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.
Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com