Boris Johnson i vendos të birit emrin e mjekëve që e shpëtuan nga koronavirusi

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson u bë baba për herë të gjashtë pak ditë më parë. Partnerja e tij, Carrie Symonds solli në jetë një djalë, emri i të cilit u zbulua vetëm sot. Symonds ka bërë të ditur në rrjetet sociale se vogëlushin e kanë quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.

Në njoftimin në Instagram, partnerja e kryeministrit tha se emrat Wilfred dhe Lawrie ia kanë vendosur në nder të gjyshit të Boris dhe gjyshit të saj. Ndërsa emri Nicholas është në nder të mjekëve Nicholas Price dhe Nicholas Hart, që shpëtuan kryeministrin kur ai ishte në terapi intensive për shkak të koronavirusit.
Besojmë se mjekët s'mund të ndiheshin më të nderuar.




