Nuk ka më zyra me gjelbërim, por zyra në mes të gjelbërimit

Magji

Nga Class• 7 May 2020

Nuk ka më zyra me gjelbërim, por zyra në mes të

Arkitektura ka fuqinë për të shndërruar hapësirat e papërdorura në qytet në ndërtesa inovative. Dhe kur projekti është hartuar për përdorim kolektiv, bëhet edhe më i mirë e më I bukur.

Kjo ndodhi edhe me një parking të vjetër në Los Angeles, Kaliforni, i cili u shndërrua në këtë që shihni – një kompani në mes të gjelbërimit.

Avantazhi i madh i këtij vendi është rreth jush. “Second Home Hollywood” nuk është vetëm një hapësirë tjetër pune kolektive, por gjithashtu është edhe pylli më i dendur urban në qytet. Projekti është nënshkruar nga “SelgasCano” në Madrid, i njohur për ndërtesat e tij moderne dhe me shumë stil.

Nuk ka më zyra me gjelbërim, por zyra në mes të

“Second Home” është një kompani e famshme në Londër, e cila tani ka edhe këtë hapësirë të re në Los Angeles, duke u përqëndruar në një mjedis me shumë dritë, plot me pemë dhe bimë, një atmosferë e nnjëjtë me natyrën. Kompania ka gjithashtu salla konferencash për katër deri në dyqind njerëz.

Nuk ka më zyra me gjelbërim, por zyra në mes të

Po kështu, është menduar që edhe OJQ-të të kenë qasje falas në këto hapësira, në mënyrë që të mund të zhvillojnë konferenca ose takime për projekte të reja.

Nuk ka më zyra me gjelbërim, por zyra në mes të

Të gjitha aktivitetet kulturore që mbahen në “Second Home Hollywood” janë gjithashtu të hapura për publikun e gjerë, si një mënyrë për ta afruar komunitetin në hapësirë. Këtu ka auditor, kafeteri, dyqane, librari etj.

Nuk ka më zyra me gjelbërim, por zyra në mes të

Ndërtimi i “Second Home” në Los Anxhelos u frymëzua nga shtëpitë e viteve 1920 dhe ishin njëlloj, shtëpie njëkatëshe.

Nuk ka më zyra me gjelbërim, por zyra në mes të

Kur shihet nga lart, projekti dallon për formën ovale të 60 studiove që përbëjnë hapësirën totale të “Second Home Hollywood”, përveç ngjyrës së mrekullueshme të verdhë të çatisë, e cila është e gjitha në harmoni me natyrën.

Nuk ka më zyra me gjelbërim, por zyra në mes të

Nuk ka më zyra me gjelbërim, por zyra në mes të

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon