
Edhe fanatikët më të mëdhenj të çokollatës nuk mund të mos tundohen nga kjo ëmbëlsirë kaq e shijshme. Shikoni hap pas hapi se si duhet të veproni për të përgatitur një cheesecake luleshtrydhe, duke i surprizuar të gjithë e sidomos fëmijët.

Përbërësit
Luleshtrydhe
150 ml qumësht kremoz
500 gr biskota "Digestive" (ose çdo lloj tjetër)
800 gr krem djathi
250 gr margarinë

Hapi 1
Krijoni bazën e cheesecake-ut. Thyejini biskotat deri sa të krijojnë grimca të vogla.

Hapi 2
Shkrini gjalpin në zjarr të ulët dhe shtoni biskotat.

Trazojini deri sa të bashkohen mirë me njëra-tjetrën.

Hapi 3
Shtroni bazën në tepsinë që keni zgjedhur. Shtypeni mirë me lugë dhe vendoseni në frigorifer për gjysmë ore.

Hapi 4
Lajini mirë luleshtrydhet. Prijini gjysma dhe futini në blender.

Hapi 5
Në një enë përzijeni mirë kremin e djathit, qumështin dhe masën e luleshtrydheve.
Hapi 6
Nxirrni bazën nga frigoriferi dhe shtroni përsipër masën e krijuar. Vendoseni në frigorifer për rreth 6 orë.

Hapi 7
Pasi ta nxirrni nga frigoriferi mund ta zbukuroni sipër me luleshtrydhet që kanë mbetur.
