Nuk pyet as për pandeminë, bashkëshorti i kërkon aktores së njohur të largohet menjëherë nga shtëpia

Në mes të pandemisë

Nga Class 14 May 2020

Nuk pyet as për pandeminë, bashkëshorti i kërkon aktores

Është kohë pandemie, por edhe divorci. Aktorja e njohur, Mary-Kate Olsen, ka paraqitur kërkesën për divorc nga burri i saj, Pierre Olivier Sarkozy.

Kërkesa për divorc është dorëzuar në gjykatë në 17 prill, por për shkak të pandemisë procesi ishte shtyrë për më vonë.

Nuk pyet as për pandeminë, bashkëshorti i kërkon aktores

Mary-Kate ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj e ka detyruar atë të dalë nga shtëpia. Ai i dha aktores afatin e fundit deri më 18 maj, për të larguar gjërat e saj nga banesa e tyre.

Ajo gjithashtu ka pohuar, se ai e ndërpreu qiranë e tyre pa e njoftuar atë dhe kështu Mary-Kate po kërkon një ndarje urgjente prej tij.

33-vjeçarja dhe banakieri francez Olivier, 50 vjeç, filluan romancën e tyre në vitin 2012 dhe dyshja u martua në 27 nëntor 2015, në një rezidencë private në New York.

Nuk pyet as për pandeminë, bashkëshorti i kërkon aktores

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon