Tani edhe Stormi ka një profil në Instagram

Stormi është kthyer në një personazh të famshëm dhe si e tillë duhet të ketë patjetër një profil në Instagram. Në fakt, Stormi e ka një profil të vetin. Nëse dyshoni është i vërtetë apo jo, po ju themi se e ndjekin anëtarët e familjes Kardashian dhe miqtë e afërt të tyre. Por, nëse mezi po duroni t’i bëni “follow” dhe t’i studioni profilin, prisni!

Profili i vogëlushes është privat dhe ndryshe nga ç’mund të kishit imagjinuar ka vetëm 16 ndjekës. Atë e ndjekin vetëm të afërmit, ndërsa ndjek vetëm Kylie-n dhe Travis-in. Gjithashtu Stormi ka 4 postime, kështu që besojmë se llogaria nuk ka shumë kohë që është hapur.


Sigurisht që faqja menaxhohet nga Kylie, sepse Stormi është vetëm 2 vjeçe. Nuk e dimë nëse një ditë Kylie do të vendosë ta bëjë faqen publike, por deri atëherë le të vazhdojmë t’i shijojmë videot e Stormi-t në profilin e Kylie-t.
Ah, nëse nuk e keni parë këtë video, ia vlen të harxhoni 1 minutë nga koha juaj.
View this post on Instagram



