Prezantuesja e ‘E Diell’ zbulon shumën që fiton nga një postim në Instagram

Nga Class 18 May 2020

Prezantuesja e ‘E Diell’ zbulon shumën që fiton nga

Të fitosh nga Instagrami është kthyer në një trend nga i cili po përfitojnë shumë njerëz, të famshëm ose jo. Mjafton të kesh një numër të caktuar ndjekësish dhe të shumta janë bizneset që interesohen për reklama. Edhe më i madh është interesi nga bizneset kur bëhet fjalë për personazhe publikë.

Prezantuesja e ‘E Diell’ zbulon shumën që fiton nga

Ndërkohë që jo të gjithë e tregojnë sa janë fitimet e tyre nga Instagrami, blogerja dhe prezantuesja e “E Diell”, Argjira Spanca ka zbuluar shifrën konkrete (minimale) sa fiton për një postim.

“Gjithmonë varet çfarë kërkese ka biznesi që do të shesë produktin. Ka kërkesa të ndryshme për feed, story, IGTV... IGTV kushton gjithmonë më shtrenjtë. Minimalja për mua është 250 euro, pastaj varet çfarë kërkesash ka biznesi, siç e thashë… Unë mundohem t’i përzgjedh produktet. Nuk kam qejf ta mbys Instagramin me reklama, sepse bëhesh e mërzitshme pastaj edhe për publikun”, -tha Argjira e pyetur nga Edi Manushi për shumën që fiton nga reklamat.

Prezantuesja e ‘E Diell’ zbulon shumën që fiton nga

Argjira numëron rreth 59,4 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, kështu që mund të themi se paguhet goxha mirë për një postim.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon