Në emër të jetës, Timo Flloko

Nga Class• 18 May 2020

Në emër të jetës, Timo Flloko

 

Në emër të jetës

Timo Flloko

 

Me lajme të trishtë vdekjesh, erren ditët,

Krah makthit, ankthit dëshpërues të netëve,

Covid - 19: Frikë e tmerr për jetën,

Për botën mbarë, për njerëzit dhe veten.

 

Rreken shkencëtarët, pa mundur ta ndalin,

Këtë vrasës të padukshëm, tinzar e i kobshëm,

Komplot i fshehtë, djallëzor të jetë ky, vallë,

Fatalitet absurd, i përmortshëm...?!

 

Apo mallkim qiellor për faje tokësore,

Për shkaqe të errëta, që s’ua gjejmë kuptimin...?

Nga erdh’ ky fat i keq e ra si kryq i

tmerrshëm,

Mbi shpinë të planetit tonë, si ndëshkim?!

 

Pandemi e përbotshme, sa jetë po shuhen...

Përkundër vdekjes, vendosëm izolimin,

Ngujimim pa kohë, me muaj, ditë e net,

Si të vetmen udhëdalje shpëtimi...

 

Sado t’ia ndalësh frymën, njeriut në dobësi,

Mbyllur si në burg, t’ia privosh lirinë,

Etjen për jetë, shpresën dhe shpirtin e tij,

S’mund t’i prangosësh, t’iu vësh karantinë...

 

Ndale dorën vrasëse, virus i mallkuar,

Grykës i panginjur, që po na e sos durimin,

Jo mijëra... por miliona jetë sikur të marrësh,

Nuk mund ta shfarrosësh dot kurrë njerëzimin.

 

Nga hiri i vet mitik, do rilindë si feniksi,

Mjerë kush e shpërfill, fuqinë e të pambrojturit,

Që vdekjes i bën sfidë, e mposht a bëhet fli,

Në emër të jetës, që ia fali Zoti!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka) on

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon