E frikshme/ Djali ‘vret babain’ gjatë bisedës me video në aplikacionin Zoom

E qëlloi me thikë

Nga Class 22 May 2020

E frikshme/ Djali ‘vret babain’ gjatë bisedës me video

Një burrë 72-vjeçar është qëlluar me thikë nga djali i tij në shtetin e Nju Jorkut gjatë një bisede me video në aplikacionin Zoom me 20 pjesëmarrës të tjerë, thotë policia.

Dwight Powers u sulmua nga djali i tij 32-vjeçar, Thomas Scully-Powers, i cili më pas u hodh nga një dritare dhe iku në fshatin Amityville, të Long Island.

E frikshme/ Djali ‘vret babain’ gjatë bisedës me video

Ai u kap pas një ore pasi pjesëmarrësit e tjerë në bisedë kishin njoftuar policinë. Motivi i sulmit nuk është ende i qartë.

Z. Scully-Powers u akuzua më vonë për vrasje të shkallës së dytë.

Në një deklaratë, policia e qarkut Suffolk tha se informacione të mëtejshme do të jepeshin pasi i dyshuari, i cili pësoi lëndime të vogla, do të trajtohej dhe do të largohej nga spitali.

E frikshme/ Djali ‘vret babain’ gjatë bisedës me video

Policia tha se ishte paralajmëruar për incidentin të enjten pasdite, pasi disa nga pjesëmarrësit e bisedës e panë burrin duke rënë në tokë, por u desh ca kohë që ata të lokalizonin shtëpinë, sepse pjesëmarrësit nuk e dinin se ku jetonte z. Powers.

Disa nga njerëzit mund të kenë qenë dëshmitarë të sulmit, thuhet në raporte. Nuk është e qartë se çfarë lloj takimi po zhvillohej në Zoom.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon