Në një lidhje dashurie me këngëtarin britanik? Reagon Era Istrefi

Janë shokë dhe pikë

Nga Class 25 May 2020

Në një lidhje dashurie me këngëtarin britanik? Reagon Era

Era Istrefi është vënë sërish në qendër të mediave rozë. Këtë herë, dyshimet kanë lindur për raportin e saj me këngëtarin e njohur britanik, Julian Perreta. Bashkëpunimet muzikore, udhëtimet, fotot e shpeshta bashkë në rrjetet sociale, komentet që i bëjnë vazhdimisht njëri-tjetrit kanë bërë që të lindin dyshime te fansat për raportin e tyre të ngushtë.

Në një lidhje dashurie me këngëtarin britanik? Reagon Era

Megjithatë, ishte Juliani i pari që, si për të shuar dyshimet, reagoi përmes një postimi për të thënë që ai dhe Era Istrefi janë thjesht miq shumë të mirë. Perreta hodhi poshtë çdo aludim të krijuar për këtë raport dhe tha se Era është shoqja e tij më e mirë.

Në një lidhje dashurie me këngëtarin britanik? Reagon Era

Përmes një postimi në Instastory, Perreta mohoi zërat për një lidhje të mundshme me këngëtaren: “Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë. Ne kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë. Nuk mund të ishim më pranë se kaq. Ajo do të thotë e gjithë bota për mua”.

Në një lidhje dashurie me këngëtarin britanik? Reagon Era

Pas këtyre fjalëve të ëmbla për mikeshën e tij të ngushtë, ishte radha e Erës, e cila, ripostoi mesazhin e mikut të saj për të përforcuar raportin e përfolur me të dhe pas kësaj, shkroi se i mungon shumë shoku i saj më i mirë…

Kaq thanë, kaq duhet të pranojmë. Janë thjesht dhe vetëm shokë shumë të mirë…

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon