Pas ndarjes së bujshme, çifti i Big Brother rikthehen bashkë zyrtarisht

Nëse do të mundesha

Nga Class• 26 May 2020

Pas ndarjes së bujshme, çifti i Big Brother rikthehen bashkë

Nëse ka ndonjë çift prej atyre të krijuar në Big Brother që, pa dyshim, do të mbahet mend gjatë, ata janë Xheni dhe Benardi. Jo vetëm për mënyrën e lojës brenda shtëpisë, por edhe për rrugëtimin që patën pas daljes nga shtëpia, simpatizantët që fituan edhe pas famës, si edhe interesin gjithmonë të shtuar të publikut për t’i parë bashkë.

Prej kohësh, Xheni dhe Benardi nuk kishin folur më publikisht për lidhjen e tyre, përveç ndodnjë ngacmimi që jepnin nga story-t për fansat.

Megjithatë, ishte Xheni ajo që në fillim të vitit postoi një foto që jo vetëm ngacmoi edhe një herë tjetër ndjekësit e saj, por edhe i bëri kureshtarë të gjithë më profilin e mashkullit që kishte në krah, për të cilin, në fakt, shumica ishin të bindur që ishte Benardi.

Pas ndarjes së bujshme, çifti i Big Brother rikthehen bashkë

Çifti simpatik i Big Brother janë kthyer sërish bashkë dhe këtë e konfirmoi vetë Xheni pak kohë më parë kur u pyet nga një fanse pse e kishin mbajtur të fshehur këtë rikthim: “Besoj se pas një ndarjeje, s’është mirë ta bësh direkt publike, sepse nuk e di as vetë se si do të shkojë lidhja. Kjo ishte arsyeja…” – shkroi Xheni asokohe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

• Vorrei poter far tornare indietro l’orologio. Ti avrei trovato prima per amarti più a lungo • 🧿❤️ @benard_marashi1

A post shared by Jen ⚓️ (@xheni__mhillaj) on

Ndërsa sot, tani, me siguri ajo e di se si ka shkuar lidhja. Të paktën kështu duket pas këtij postimi dhe pas këtij mesazhi publik, i cili nuk ka nevojë për shumë koment: “Do të doja ta ktheja kohën pas, të të kisha gjetur më herët për të të dashur më gjatë….”

Pas ndarjes së bujshme, çifti i Big Brother rikthehen bashkë

Kush kishte gjë për të komentuar pas kësaj?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon