Ylli i YouTube, Myka Stauffer është akuzuar për lidhjen e duarve të djalit të saj autik me shirit për ta ndaluar të thithte gishtin e madh dhe për përdorimin e birësimit të tij për të rritur numrin e ndjekësve të saj.  

Myka, e cila ka më shumë se 700 ndjekës, ka rrëfyer se do ta kthejë në shtëpi djalin e saj, Huxley, tre vjet pasi e adoptoi nga Kina.

Ajo pranoi se e kishte të vështirë të kujdesej për të riun pasi kishte "nevoja shumë më të veçanta për të cilat ne nuk ishim në dijeni".

Ylli i mediave sociale, 32 vjeç, e cila është gjithashtu nënë e tre fëmijëve biologjikë, tani po përballet me një reagim të ashpër nga ndjekësit.

Ndjekësit kanë ripostuar foton e djalit të vogël 2-vjeçar teksa i kishte duart e lidhura si dënim që kishte thithur gishtin e madh, por fëmijët biologjikë të saj që kishin bërë të njëjtën gjë nuk kishin marrë asnjë dënim.

Një ndjekës shkruajti: “Sa traumatizuese për një fëmijë, veçanërisht ai që është autik dhe i adoptuar, ndërkohë që mendonim se do ta trajtonin atë fëmijë në një mënyrë ekstra të veçantë.

Myka dokumentoi tërë udhëtimin e birësimit në YouTube, duke e bërë Huxley një temë kryesore në kanalin e saj, madje edhe para se ta sillnin në shtëpi.

Ajo madje përdori mbledhjen e fondeve për birësimin, për të cilën pretendoi se kushtonte rreth 40,000 dollarë (23,000 £), duke u kërkuar fansave të dhuronin 5 dollarë dhe në fund ata do të shihnin foton e parë të Huxley.

Shumë ndjekës kanë shprehur zemërimin e tyre për vendimin e saj për të hequr dorë nga djali pas një apeli të tillë publik.

Disa madje e akuzuan për përdorimin e birësimit për të rritur ndjekësit në YouTube dhe për të fituar para nga Vlogs e sponsorizuar.

Njëri shkruante: “Imagjinoni të birësoni një fëmijë me nevoja shtesë dhe të fitoni para duke bërë vlogs.”

Myka dhe burri i saj James u bënë prindër të Huxley, tani katër vjeç, në 2017 dhe në kohën që e adoptuan ishte 2 vjeç e gjysmë.

Ata janë gjithashtu prindër të vajzës së Myka-s nga një lidhje e mëparshme, si dhe prindër të dy djemve dhe të një vajze tjetër.