Dronë që fluturojnë mbi shtëpinë e tyre, Meghan dhe Harry ndihen të kërcënuar

Nga Class 29 May 2020

Dronë që fluturojnë mbi shtëpinë e tyre, Meghan dhe

Meghan dhe Harry aktualisht po jetojnë në Los Angeles, në vilën luksozeTyler Perry-t. Por që prej momentit që vendndodhja e tyre u zbulua, Meghan dhe Harry janë duke u përballur me probleme me privatësinë, madje ndihen të kërcënuar.

Një burim për Daily Beast ka rrëfyer se çifti mbretëror janë të shqetësuar për privatësinë e familjes së tyre, pasi po përballen me drone që fluturojnë vetëm 6 metra mbi shtëpinë e tyre, me qëllimin për të fotografuar ata dhe djalin e tyre, Archie-n.

Dronë që fluturojnë mbi shtëpinë e tyre, Meghan dhe

“Ata kanë parë drone mbi shtëpi dhe mendojnë se po mbikëqyren nga fotografët. Meghan mori kërcënime raciste me vdekje gjatë kohës së dasmës, kështu që kërcënimi për ta është i madh. Imagjinoni si do ndiheshit të ishit në vendin e tyre, të kishit drona që ju fluturonin mbi kokë”, -tha burimi.

“Njerëzit harrojnë që ata janë njerëz, por ata janë njerëz normalë dhe një familje normale. Nuk po kërkojnë për trajtime të veçanta. Ata po kërkojnë vetëm sigurinë që të gjithë presim të na respektohet në shtëpitë tona.”

Dronë që fluturojnë mbi shtëpinë e tyre, Meghan dhe

Çifti mbretëror kanë raportuar këtë muaj në policinë e Los Angeles-it “5 inciente që lidhen me dronët”. I fundit ishte vetëm pak ditë më parë, kur Meghan dhe Harry po luanin me Archie-n pranë pishinës në oborrin e shtëpisë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon