Të bësh llogaritë e të tjerëve duket argëtuese, por kur është fjala për aktorët e preferuar është edhe më emocionuese. Sa para fitojnë yjet e Turqisë?

Gjithmonë janë vënë në dyshim të dhënat rreth pagesave të aktorëve, pasi nuk janë nga burime zyrtare.

Aktorja e “Hercai”, Ebru Å?ahin dhe Akın Akınözü, falë suksesit të këtij projekti kanë kapur pagesa shumë të mira rreth 4 dhe 6 mijë euro për një episod. Ebru paguhet 2 mijë euro më pak se Akin, duke konfirmuar edhe pabarazinë mes burrit dhe gruas në industrinë e filmave.

Taner Ölmez, i cili luan rol kryesor në serialin “Doktori i Mrekullive” (serial që nis së shpejti në Tv Klan), paguhet rreth 5 mijë euro në një episod. Megjithatë, ky është vetëm projekti i parë i këtyre përmasave për aktorin e ri të talentuar.

Tolgahan SayıÅ?man, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, mbetet një nga yjet kryesorë të showbizit turk. Për një episod të serialit të ri “Kampioni” aktori paguhet rreth 9 mijë euro.

Burçin TerzioÄ?lu (Azad, vajza e Dajës në serialin Ezel), pas suksesit në produksionin e platformës online “Netflix”, i rikthehet serialeve me një pagesë prej 9 mijë eurosh në një episod. Për një aktore jo vetëm të talentuar, por edhe një personazh me influencë në media, një pagesë e tillë është e pranueshme.

Engin Akyürek (Omer në serialin Diamante dhe Dashuri) mbetet një fenomen i kinematografisë turke. Pagesa për një episod shkon rreth 27 mijë euro.

Engin Altan Düzyatan i njohur për rolin e “Ertugrul” është një prej aktorëve më të kërkuar në Turqi. Nuk është surprizë që të jetë ndër më të paguarit në industrinë e filmave. Për serialin e ri diskutohen shumat nga 15 mijë deri në 30 mijë euro për një episod.

Themeluesi i Perandorisë Osmane, Burak Özçivit, në rolin e Osmanit, paguhet më shumë se 40 mijë euro për një episod. Aktori nuk është i dashur vetëm për publikun turk, por edhe jashtë, çka ka bërë që producenti Mehmet BozdaÄ? të nënshkruajë një kontratë për 5 vitet e ardhshme me të. Në xhirimet e Osman pagesa e lartë është e justifikueshme për shkak të vështirësive fizike në skena të ndryshme.

Çagatay Ulusoy (Sarp në serialin “I infiltruari”) paguhet më shumë se 66 mijë euro për një episod të serialit “The Protector” të “Netflix”. Aktualisht, është aktori më i paguar me një shumë fenomenale prej 2,6 milionë eurosh për katër sezonet e serialit. Por ky rast edhe mund të përjashtohet pasi pagat amerikane nuk mund të krahasohen me ato turke. Nëse duket shumë për një aktor turk, pagesa të tilla janë normale në produksionet amerikane, një aktor fëmijë në serialin “Very strange things” fiton 250 mijë dollarë për një episod./tvklan/