Ngjarje e jashtëzakonshme/ Infermierja gjen zjarrëfikësin që i shpëtoi jetën rreth 40 vite më parë

Zbuloni historinë e rrallë

Nga Class 9 June 2020

Ngjarje e jashtëzakonshme/ Infermierja gjen zjarrëfikësin që

Zjarrfikësit padyshim që janë heronjë dhe ndoshta anashkalohen çdo ditë. Nga shpëtimi i jetës deri tek shpëtimi i maceve në majë të pemëve, ata rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Po, është puna e tyre, por ne harrojmë rreziqet me të cilat përballen çdo ditë.

Nga ana tjetër, pandemia ka zbuluar një grup tjetër heronjsh: infermierët që kanë luftuar me koronavirusin në vijat e përparme, duke vënë veten në rrezik të lartë ndaj infeksionit dhe në disa raste, duke mos qenë në gjendje të shohin fëmijët ose familjet e tyre për javë të tëra.

Dhe nganjëherë, heronjtë shpërblehen me heronj. Kjo është historia e një infermiereje, e cila, për shkak të koronavirusit, u ribashkua me njeriun që i shpëtoi jetën, 37 vjet më parë.

Ajo mendoi se nuk do ta gjente kurrë shpëtuesin e saj.

Ngjarje e jashtëzakonshme/ Infermierja gjen zjarrëfikësin që

Një infermiere jashtë qytetit, Deirdre Taylor, 40 vjeç, po ndihmonte në betejën kundër koronavirusit në Neë York. Por nuk e dinte që kërkimit të përjetshëm për të falënderuar njeriun që e shpëtoi po i vinte fundi.

Kur ishte fëmijë, Deirdre u shpëtua nga një zjarr vdekjeprurës në një ndërtesë në Manhattan, gati 40 vjet më parë. Në atë kohë, ajo ishte vetëm 4 vjeç. Pas zjarrit, familja e saj u largua nga qyteti, por Deirdre nuk e harroi kurrë zjarrfikësin trim që i shpëtoi jetën.

“Unë gjithmonë e dija se isha afër humbjes së jetës atë ditë. Pa të, unë nuk do të isha këtu. Kam pasur një shans të dytë në jetë, falë tij.”- tha Deirdre Taylor tek CNN.

Gjithçka që Deirdre kishte, ishte një gazetë e vjetër nga Daily News që raportonte zjarrin dhe emrin e shpëtimtarit të saj: Eugene Pugliese. Për vite të tëra, ajo u përpoq ta gjente burrin.

Deirdre kishte frikë se mos kishte ndodhur më e keqja, duke menduar se ai mund të ketë qenë në mesin e zjarrfikësve që humbën jetën më 11 shtator të 2011.

Ngjarje e jashtëzakonshme/ Infermierja gjen zjarrëfikësin që

"Mendova për të më 11 shtator dhe shpresoja se do të kisha mundësinë ta falënderoja  dhe më në fund e bëra,"- tha Deirdre.

"Nuk e di nëse ai ishte akoma gjallë, veçanërisht pas 11 shtatorit,"- tha Taylor. Të gjitha kërkimet e saj në Google kishin dalë bosh, pa rezultat.

Një kthesë e fatit i vuri njerëzit e duhur në rrugën e saj.

Deirdre, si shumë infermierë në të gjithë botën, la burrin dhe fëmijët e saj në Virxhinia për të shkuar në New York, duke u kthyer në qytetin ku ndodhi zjarri traumatik.

Ajo ishte duke punuar në spitalin “Langone” të NYU, kur një grup zjarrfikësh hynë brenda. Ata kishin sjellë pica për të treguar vlerësimin e tyre për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që kanë punuar pa u lodhur në dhomën e urgjencës.

Në këtë moment Deirdre shfrytëzoi mundësinë e saj.

Ajo i ndoqi ata kur u larguan dhe i tregoi njërit prej tyre historinë e saj. Zjarrfikësja vendosi të telefononte kapitenin në Manhattan, ku punonte edhe Eugene Pugliese.

Kapiteni e kishte parë Eugene.

Ai tha: ‘Oh, Eugene. Unë e njoh Eugene. Unë e kam numrin e tij në telefonin tim. ”Nuk mendoja se do të arrija ta zbuloja.”- tha ajo.

Shpëtimtari i saj gjithmonë pyeste veten se çfarë ndodhi me të.

Ngjarje e jashtëzakonshme/ Infermierja gjen zjarrëfikësin që

Tani 75 vjeç, Eugene Pugliese, ka dalë në pension për 24 vjet. Deri më sot, ai ende ka një kopje të artikullit në faqen e parë që mbulon aktin e tij heroik dhe medaljen e guximshme që mori për shpëtimin e Deirdre.

“Ju keni qenë në murin tim për 25 vjet.”- tha Eugene.

Eugene kurrë nuk e harroi atë ditë, 37 vjet më parë. Ishte dhjetor 1983 dhe ai kishte kontrolluar tubat në lagjen SoHo të Manhattan kur një burrë e paralajmëroi për një zjarr.

Kur arriti në ndërtesë, pa tym që dilte nga kati i 6-të. Ai nuk mendoi dy herë dhe hyri brenda.

"Unë nuk kam pasur veshjen e zjarrëfikësit,"- kujtoi Eugene. "Unë kisha një helmetë dhe një sëpatë. Ne u ngjitëm me ashensor. Kishte shumë tym. "

Ai shpëtoi nënën e saj, por Deirdre ishte akoma brenda.

"Ajo vazhdonte të bërtiste, ‘Foshnja ime!’, Kështu që u ktheva brenda dhe gjeta një vajzë të vogël që ishte pa ndjenja,"- tha Eugene.

Eugene bëri frymëmarrjen artificiale gojë më gojë, derisa Deirdre u bë e vetëdijshme.

Ngjarje e jashtëzakonshme/ Infermierja gjen zjarrëfikësin që

“Nuk e pashë kurrë më pas kësaj, por gjithmonë pyesja veten për të.”- tha ai.

Dëgjimi i historisë nga Eugene për shpëtimin e saj bëri që Deirdre të shpërthente në lot, e cila nuk mbante mend shumë nga ngjarja përtej asaj që raportohej në artikullin e gazetës që kishte mbajtur me vete.

“Zjarri padyshim formësoi pjesën tjetër të jetës sime. Gjithmonë e dija se më jepej një shans i dytë në jetë. Kopja e ‘Daily News’ ka qenë me mua që kur isha një fëmijë i vogël. Unë gjithmonë kam pasur një kopje të kopertinës.” Tha Deirdre Taylor për “Daily News”.

Dy luftëtarët shpresojnë të takohen personalisht.

Ngjarje e jashtëzakonshme/ Infermierja gjen zjarrëfikësin që

Të dy Deirdre dhe Eugene planifikojnë të takohen personalisht, sa më shpejt të jetë e mundur dhe e sigurtë për ta bërë këtë.

"Shpresoj ta takoj së shpejti, mbase këtë verë. Unë do të doja t’i takoja dy fëmijët e saj,”- tha Eugene.

Historia e tyre është si një përrallë e jashtëzakonshme që lidhet me fatin, por edhe me vullnetin njerëzor. Deirdre nuk hoqi dorë kurrë nga kërkimi për të gjetur njeriun që e shpëtoi, edhe kur gjërat dukeshin pa shpresë. Kjo është ajo që i mundësoi të dyve ta gjejnë njëri-tjetrin pas gjithë atyre viteve.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon