Lufto rrudhat me qershi dhe kastravec, kombinimi ideal i sezonit

Qershi dhe kastravec, kombinimi më i mirë kundër rrudhave

Nga Class 11 June 2020

Lufto rrudhat me qershi dhe kastravec, kombinimi ideal i sezonit

Meqenëse është fruti i sezonit, qershia mund të përdoret në këtë periudhë si një aleate e mirë e bukurisë. Për lëkurën, qershia mund të kombinohet me kastravecin për të dhënë një rezultat shumë të mirë kundër rrudhave.

Lufto rrudhat me qershi dhe kastravec, kombinimi ideal i sezonit

Si përgatitet maska?

Për ta mbajtur të freskët dhe të tonifikuar lëkurën, por edhe për të parandaluar rrudhat, kombinimi i tulit të qershisë dhe kastravecit është zgjidhja më e mirë. Bëje në mbrëmje dhe pas disa përdorimeve, fytyra do të shkëlqejë. 

Një gjysmë kastraveci të grirë në mikser përzieje me tulin e 5-6 kokrrave qershi të pjekura. Masës shtoji edhe një lugë gjelle kos natyral dhe pasi ta kesh përzier mirë të gjithën, aplikoje me kujdes në zonën rreth syve. Është një përzierje që eliminon rrathët poshtë syve dhe lufton në mënyrë të ndjeshme rrudhat.

Lufto rrudhat me qershi dhe kastravec, kombinimi ideal i sezonit

Po kështu, me tulin e qershisë mund të përgatitësh edhe një maskë tjetër antirrudhë. Tulin nga katër kokrra qershi të pjekura mirë përzieje me një lugë vaj ulliri natyral. Përzieje në mikser. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje për 15 – 20 minuta. Shpëlaje normalisht.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon