Të planifikosh një festë beqarie është diçka që shoqërohet me stres edhe kur nuk jemi në mes të një pandemie. Megjithatë, duhet t’i marrim gjërat shtruar dhe thjesht na mbetet të shpresojmë se kjo situatë do të marrë fund shumë shpejt. Ndërkohë, mund të filloni të planifikoni festën tuaj të beqarisë, që s’ka pse të jetë më pak perfekte se dasma.
View this post on Instagram
Gjëja e parë që duhet të bëni? Të hiqni nga mendja idenë e bluzave matchy-matchy me një mbishkrim të personalizuar. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, thjesht diçka e tillë është bërë e zakonshme dhe nuk i lë më mbresa askujt.
Gjëja e dytë që mund të bëni është të këshilloheni me menaxheret e eventeve të Class Events. Ka një pafundësi temash që menaxheret e Class Team mund t’ju sugjerojnë, por fillimisht ne po përpiqemi t’ju frymëzojmë me disa ide unike.
View this post on Instagram
Shall plazhi
Të gjitha të kombinuara me veshje plazhi dhe një shall-fund, duke festuar anës detit ose pishinës. Një veshje e thjeshtë për t’u kombinuar, më e lirë se kostumet e plazhit dhe më pak klishe se bluzat e personalizuara matchy-matchy. Plus mund t’i vishni edhe pasi festa të mbarojë – gjë që nuk ndodh me veshjet e personalizuara.
Rroba banje neon
Një mënyrë e veçantë dhe e thjeshtë për ta bërë festën tuaj të beqarisë të duket ndryshe janë rrobat e banjës neon. Të gjitha të ftuarat me rroba banje në ngjyra të ndryshme neon – një pamje perfekte për një festë në plazh, pishina apo jaht.
Paruke
Ndërkohë që të gjithë kombinojnë veshjet, ju mund të kombinoni “flokët” duke mbajtur një paruke rozë (ose në cilëndo ngjyrë që preferoni). Mund të festoni kudo, në një bar, në një dhomë hoteli, në shtëpi etj. Dimë të themi vetëm që festa ka për të qenë shumë qejf dhe fotot në Instagram do të duken një mrekulli.
Robdishanë dhe peshqirë
Nëse planifikoni që festën e beqarisë ta organizoni në një spa, dhomë hoteli apo shtëpi dhe dëshironi që të ndiheni komode, por edhe të shkrepni disa foto perfekte që të duken spontane, veshja e duhur është pikërisht robdishani dhe peshqirët. Ah, si aksesor mund të shtoni syzet!
Një grup ikonik
Vajzat në foto kanë zgjedhur të duken si Spice Girls, por ju mund të zgjidhni cilin grup të dëshironi. Sa festa të tilla beqarie keni parë?! Një super ide, e dimë!
Nuse gjithandej
Një atmosferë dasme nuk mund ta krijoni më mirë sesa duke u veshur të gjitha si nuse. Nëse mendoni se vëmendja nuk do të jetë më te ju, e keni gabim! Ju jeni nusja dhe vëmendja s'ka ku të jetë tjetër. Megjithatë, mund të zgjidhni fustane të shkurtër për të ftuarat dhe një të gjatë për veten tuaj, në mënyrë që të bëni diferencën.
Nëse keni pyetje të tjera lidhur me dasma apo evente që doni të planifikoni, konsultohuni me menaxheret e Class Events, duke i kontaktuar në numrin e telefonit:
+355 69 60 82 858
Ose mund të lini një takim duke plotësuar formularin praktik që e gjeni këtu.
Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com