Fundi i qendrave tregtare? Kjo qendër multifunksionale e ka gjetur mënyrën për të lulëzuar

Nga Class• 15 June 2020

Fundi i qendrave tregtare? Kjo qendër multifunksionale e ka gjetur

Arena Center, e vendosur në qendër të Tiranës, nuk i druhet investimit në një infrastrukturë e cila mund të konsiderohet pa frikë si një ndër më të mëdhatë në vend.  Me një arkitekturë bashkëkohore, pjesë e kompleksit të Stadiumit Air Albania, ajo ofron hapësirën më të re multi-funksionale në qytet. 

Qëllimi? Të shndërrohet në një ekosistem modern i cili ofron modë, stil, trend dhe një mënyrë të re të jetuarit. Duke përfshirë marka ndërkombëtare dhe vendase si Hugo Boss, Macron, Nanan apo Illyrian Bloodline ajo po sfidon çdo pritshmëri. Arena Center po ngre një linjë markash që sjellin koleksionet e tyre më të fundit dhe cilësinë premium të veshjeve. Ju jep mundësinë që të zgjidhni veshjen tuaj, të eksperimentoni me stile të ndryshme dhe të gjeni rrobat që ju përshaten për çdo situatë. Por Arena Center nuk është një destinacion tipik blerjesh. Ajo është shumë më shumë se kaq. 

Fundi i qendrave tregtare? Kjo qendër multifunksionale e ka gjetur

Një hapësirë e gjerë që mbledh dyqane të modës, bare, restorante dhe një shesh të madh që shërben si hapësirë publike e qytetit, kjo është formula fituese e Arena Center.

Një ekosistem që përshtatet dhe evoluon në varësi të nevojave të një qendre të shekullit 21 të cilat shkojnë përtej thjeshtë të bërit ‘shopping’.

Njerëzit janë qënie sociale, prandaj dhe zgjedhin të bëjnë ‘shopping’ në një qendër ku mund të gjejnë gjithçka, në vend të dyqaneve të vogla. Ata duan të blejnë ndërsa marrin frymë lirisht në një hapësirë të madhe në qiell të hapur, të shijojnë aktivitetet përreth ndërsa pijnë një gotë birrë. Të jenë pjesë e një atmosfere relaksuese.

Fundi i qendrave tregtare? Kjo qendër multifunksionale e ka gjetur

Me një arkitekturë frymëzuese Arena Center ofron një eksperiencë prej 5 yje që nuk do ta gjeni askund tjetër. Depërtimi i markave te reja premium, si Marriot në fushën e hotelerisë, apo NAM, një koncept modern dhe inovativ në fushën e modës dhe shërbimeve në retail, pritet të përcjellë eksperienca të reja te klientët pa pasur më nevojë për të ëndërruar. Kjo zonë do të ketë avantazhin e të qënurit në një pjesë qëndrore që ka hapësirën e nevojshme për parking në nëntokë, dhe hapësirën e sheshit Italia vetëm për këmbësorët.

Që prej fillimit të muajit qershor ky ekosistem pritet të gjallërohet çdo javë me emra të njohur dyqanesh e baresh, secila një eksperiencë më vete.

Çelësi i suksesit të Arena Center është jo te krijimi i një qendre tjetër tregtare periferike po në sjelljen e një fryme dhe eksperience tërësisht të re në zemër të Tiranës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon