Nëse je një baba që ndërron pelena, atëherë këtë duhet ta lexosh patjetër

Koha moderne impenjon baballarët me fëmijët

Nga Class 21 June 2020

Nëse je një baba që ndërron pelena, atëherë

Gjithmonë e më shumë ndodh të shohim baballarë që shoqërojnë fëmijët e tyre në shkollë ose në park, marrin pjesë në mbledhjet në shkollë, përgatitin mamën, ndërrojnë pelenat ose zgjohen në mesnatë për të ndaluar të qarat e të voglit të tyre. Pra, detyra që pak vite më parë bëheshin tërësisht nga figura materne, sot mund të jenë edhe të baballarëve.

Po kujt i detyrohet ky ndryshim? Sigurisht, evoluimit të shoqërisë moderne, në të cilën gruaja shfaqet gjithmonë e më shumë e emancipuar dhe e ngarkuar profesionalisht, por jo vetëm kaq. Babai është, në këtë mënyrë, i shtrënguar të transformohet domosdoshmërish në “mammo”, gjë që pak kohë më parë ishte e pakonceptueshme.

Megjithatë, sipas ekspertëve, figura atërore duhet të mbajë disa aspekte që duhet të mbeten të tilla në çdo rast. Nga njëra anë duhet të jetë zbavitës, përkëdhelës, dhe një tip “miku i lojërave”, por nga ana tjetër, duhet të jetë ai që vendos rregullat dhe impenjohet t’i respektojë duke thënë “jo” atëherë kur duhet.

Babai duhet të jetë një guidë që duhet të shoqërojë fëmijën deri në moshë madhore, duke e mbrojtur, duke i dhënë këshilla e duke e ndihmuar në zgjedhjet që bën, pa u imponuar ose pa e shtrënguar fëmijën, gjë që në të kundërtën do të minonte jo vetëm ekuilibrin e marrëdhënies së bukur, por edhe të vështirë të raportit prind-fëmijë.

Në disa raste mund të ndodhë që baballarët të mungojnë në të përditshmen, për shkak të punës apo divorcit. Janë të shtrënguar t’i takojnë në periudha të caktuara fëmijët dhe të zëvendësojnë mungesën e tyre me dhurata, para dhe duke thënë shpesh “po”. Sigurisht, kjo është një sjellje e gabuar, që e rrit fëmijën me tension, pa rregulla dhe pa limite.

Është e drejtë që fëmijët të rriten me dy figurat prindërore; babain dhe nënën, me rolet qartësisht të ndara që së bashku kompensohen dhe kompletohen.

Një baba që ndërron pelenat e duan, pa dyshim, të gjitha nënat, por fëmijët duan më shumë një baba që është aty në çdo proces të rritjes së tyre.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon