Tensionohet situata/ Johny Depp shkel urdhrin e gjykatës pas akuzave se ka marrë lëndë narkotike

Refuzoi të paraqesë mesazhet

Nga Class 30 June 2020

Tensionohet situata/ Johny Depp shkel urdhrin e gjykatës pas akuzave se ka

Johnny Depp po shkel urdhrin e gjykatës duke refuzuar zbulimin e mesazheve, të cilat vërtetojnë se ai po përpiqej të merrte drogë, sipas avokatëve të “The Sun”, përpara gjyqit për shpifje kundër gazetës.

Tensionohet situata/ Johny Depp shkel urdhrin e gjykatës pas akuzave se ka

Aktori 57-vjeçar ka hedhur në gjyq gazetat e “News Group” (NGN) mbi një artikull të botuar nga “The Sun” në prill 2018, ku e quanin 'rrahës gruaje'. Gazeta pretendonte se Depp ishte i dhunshëm dhe abuziv gjatë martesës me Amber Heard, pretendime të cilat ai i ka mohuar rreptësisht.

Tensionohet situata/ Johny Depp shkel urdhrin e gjykatës pas akuzave se ka

Në një seancë paraprake javën e kaluar, avokatët e “The Sun” paraqitën 'tekstet e drogës në Australi'- mesazhe midis Depp dhe ndihmësit të tij Nathan Holmes, ku Depp kishte provuar të blinte ‘MD MDMA’ dhe narkotikë të tjerë gjatë pushimeve në Australi me Amber Heard në vitin 2018.

Tensionohet situata/ Johny Depp shkel urdhrin e gjykatës pas akuzave se ka

Gjykatësi tha se këto mesazhe ishin të pafavorshme për Depp.

Sidoqoftë, gjykatësi mori parasysh kërkesën e ekipit të avokatëve të Z. Depp për "lehtësim nga sanksionet", e cila, nëse do të jetë e suksesshme, do të bëjë që gjyqi të vazhdojë pavarësisht shkeljes së aktorit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon