Është regjistruar viktima e parë nga koronavirusi mes radhëve të stafit mjekësor.

Prof.Dr.Arjan Pushi, mjek Hematolog në QSUT, ka ndërruar jetë pasi prej disa ditësh ishte i prekur nga COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

"Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë u shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit", -thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Mjeku Arjan Pushi, 57-vjeç, është prekur javën e kaluar nga koronavirusi, ndërsa gjendja e tij u rëndua dy ditë më parë. Ai ndodhej i intubuar, ndërsa sot e ka humbur betejën me koronavirusin.