Shoqata e Transportit, Veliajt: Nuk do të nisim punën pa ndryshuar protokollin

Jemi tatimpagues të rregullt, ndryshoni protokollin

Nga Class• 30 June 2020

Shoqata e Transportit, Veliajt: Nuk do të nisim punën pa ndryshuar

Shoqata e Transportit nuk do të dalë në punë pa ndryshuar protokolli i sigurisë. Sot, përfaqësues të shoqatës i kanë kthyer një përgjigje edhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shoqata e Transportit Publik nuk do të fillojë punë deri në ndryshimin e protokollit dhe ky është një kusht i panegociueshëm për ta. Në një mbledhje të zhvilluar sot, ato i kanë kthyer përgjigje edhe kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas së cilëve nuk mund t'u hiqen licencat pasi janë kontribues të rregull për ekonominë e vendit, duke paguar tatimpagimin. 

"Unioni i Shoqatave të Transportit Publik në Tiranë, nuk pranojnë të dalin në punë pa u ndryshuar protokolli. Pas takimit të zhvilluar mes tyre pa praninë e mediave është arritur në përfundimin se operatorët e kanë të pamundur të dalin dhe të zbatojnë protokollin. Sa i takon heqjes së licencave, ata besojnë se nuk do t’u hiqet, pasi janë tatimpagues të rregullt prej kohësh dhe sipas tyre, nuk janë aq të parëndësishëm për strukturat ekonomike dhe te shërbimeve qytetare", njoftojnë burimet.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon