Ju të gjithë e njihni bionden me sytë e bukur të Tv Klanit, e shihni çdo ditë në lajmet e drekës dhe, pa dyshim, nuk mund ta ngatërroni profilin e saj të ëmbël me askënd tjetër…

Por jo duke nisur nga nesër. Anjola Hamzaj, një prej figurave identifikuese të lajmeve në Tv Klan, nuk është më ajo që keni njohur deri tani. Është krejtësisht një personazh i ri, tek i cili vetëm një prerje flokësh ka bërë ndryshimin drastik në pamje. Nëse e keni dëgjuar shpesh shprehjen “flokët janë gjysma e bukurisë”, ja ku e keni personazhin ku vërtetohet dhe besohet plotësisht kjo…  

Jo vetëm me një stilt ë ri, por edhe me nuancë më të çelët, Anjola ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram, sapo ka postuar fotot e para pas këtij ndryshimi. Me dhjetëra komplimente në adresë të saj për look-un që i qëndron njëlloj përshtat elegancës së spikeres së njohur të lajmeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ð??±ð?»

A post shared by Anjola Hamzaj (@anjolahamzaj) on

Meqenëse nesër hyjmë zyrtarisht në muajin më të nxehtë të verës, flokë më të shkurtër do të ishin lehtësim i madh apo jo? Edhe me një stil si të Anjolës, pse jo?

Provoni ta ndryshoni stilin këtë verë dhe ja ku e keni modelen e parë për të kopjuar.