Njihuni me 2 shenjat më të pafata të horoskopit për muajin korrik

Kush janë?

Nga Class• 3 July 2020

Njihuni me 2 shenjat më të pafata të horoskopit për muajin

Muaji korrik sapo ka nisur dhe ne nuk e dimë si kanë qenë për ju ditët e para, por dimë t’ju themi se cilat janë shenjat më pa fat për këtë muaj.

Sipas astrologëve, dy janë shenjat e pafata të horoskopit për muajin korrik – Peshorja dhe Virgjëresha.

PESHORJA

Njihuni me 2 shenjat më të pafata të horoskopit për muajin

Vendin e parë si shenja më pa fat për muajin korrik e mban Peshorja. Ky muaj do të jetë i vështirë për Peshoret për shkak të pozitës së pafavorshme të shumë planeteve. Do të ketë ndikime negative, sidomos në vendin e punës dhe Peshoret, si shumë të lidhura me profesionin, do t’i përjetojnë shumë. Saturni në Bricjap do të ngadalësojë çdo gjë. Nga ana tjetër, Jupiteri dhe Mërkuri e bëjnë të vështirë gjetjen e kontakteve dhe mundësive të reja për ndryshime.

VIRGJËRESHA

Njihuni me 2 shenjat më të pafata të horoskopit për muajin

Për të gjithë të lindurit e Virgjëreshës, muaji korrik i këtij viti do të jetë kritik, veçanërisht për sa u përket ndjenjave. Venusi është i pafavorshëm, për këtë arsye tensionet në çift, të përjetuara tashmë nga Virgjëresha sidomos në muajt e fundit, do të theksohen edhe më shumë.

Por merreni si një gjë pozitive, si diçka që vë në provë lidhjen me partnerin. Mbase kjo periudhë do t’ju ndihmojë të reflektoni për marrëdhënien tuaj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon