Sfida e re e rrjetit, për kauzën e të gjithë botës. VIP-at bëhen bashkë kundër Covid-19
#WearADamnMask

Duke filluar që nga Jennifer Aniston, Tracee Ellis Ross, Kerry Washington, por edhe shumë personazhe të tjerë janë bërë bashkë për një kauzë sociale, e cila u referohet maskave të COVID-19.
Në një kohë kur numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit vazhdon të rritet pas fazave të rihapjes dhe masave lehtësuese në shumë vende të botës, shumë personazhe të njohur po përpiqen të sensibilizojnë dhe të rritin vetëdijen për rëndësinë e mbajtjes së maskës për të ndaluar përhapjen.
Jennifer Aniston, Tracee Ellis Ross, Kerry Washington dhe shumë të tjerë kanë marrë përsipër sfidën #WearADamnMask.
Kështu quhet fushata e re në mediat sociale, e cila ka nisur nga emrat e njohur në të gjithë botën. #WearADamnMask" u nis nga stilisti Tory Burch, por po bëhet virale orët e fundit. Kjo sfidë po përpiqet t’u kujtojë të gjithëve rëndësinë e mbajtjes së maskës gjatë daljes në publik, me qëllim ndalimin e përhapjes së infeksioneve të COVID-19.

Ndërsa shumë prej vendeve kanë bërë presion për rihapjen e pandemisë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve, shumë vende të tjera vazhdojnë të mbajnë nën kontroll situatën e pandemisë. Baret në Teksas dhe Kaliforni u urdhëruan të mbyllen përsëri, ndërsa plazhet në Florida gjithashtu u kufizuan në disa hapësira për publikun.
"Jam i sigurt që të gjithë po shihni atë që po shoh, nivelet e COVID-19 në SHBA po rriten frikshëm",- shkroi Burch në Instagram. "Një gjë që e di me siguri është se ka një mënyrë shumë të lehtë që secili nga ne mund të ndihmojë, është #WearaDamnMask sa herë që jemi në publik…"
#WearaDamnMask, sepse duam të mbrohemi dhe, ç’është më e rëndësishmja, duam të mbrojmë të tjerët .
#WearaDamnMask, sepse mjekët dhe të dhënat thonë se nuk do ta mposhtim këtë pandemi, vetëm nëse bëjmë secili pjesën tonë për ta zhdukur virusin.
#WearaDamnMask, sepse nuk është çështje politike, por është çështje e shpëtimit të jetës.
#WearaDamnMask, sepse është mënyra e vetme për të mbajtur për ta mbajtur rrezikun larg dhe mënyra e vetme për të rikthyer ekonominë në rrugën e duhur.
Fashion & Beauty
Shiko kategorinë →Youtube Videos
Të gjitha →Intervistë
Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji
Beauty Tutorial
Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta
Vlog
Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë
Street Style



