‘Familja mbretërore e pengoi të mbrohej nga historitë e rreme në gazeta’, flasin avokatët e Meghan Markle

Meghan ka paditur gazetat “Associated”

Nga Class 3 July 2020

‘Familja mbretërore e pengoi të mbrohej nga historitë e

Në dokumentet e reja gjyqësore në lidhje me padinë e vazhdueshme të Meghan Markle kundër gazetave, të cilat ajo i paditi për shkelje të intimitetit dhe të të drejtave të autorit, avokatët e saj thanë se Familja Mbretërore "e ndaloi të mbrohej" kundër sulmeve të herëpashershme ndaj figurës së saj nga artikujt e rremë të mediave tabloid në Mbretërinë e Bashkuar".

Sipas BBC, dokumentet e gjykatës përmbajnë përgjigjet nga ekipi ligjor i Meghan për pyetjet nga gazetat “Associated”.

‘Familja mbretërore e pengoi të mbrohej nga historitë e

Të pyetur në lidhje me intervistat që pesë miqtë e saj i dhanë “People” vitin e kaluar, avokatët e saj u përgjigjën: "Paraqitësi i kërkesës ishte bërë objekt i një numri të madh artikujsh të rremë dhe të dëmshëm nga media tabloid në Mbretërinë e Bashkuar, konkretisht nga i pandehuri, gjë që shkaktoi shqetësim të jashtëzakonshëm emocional dhe dëmtim të shëndetit të saj mendor ".

‘Familja mbretërore e pengoi të mbrohej nga historitë e

"Meqenëse miqtë nuk e kishin parë kurrë më parë në këtë gjendje, ata me të drejtë ishin të shqetësuar për mirëqenien e saj, konkretisht pasi ishte shtatzënë, e pambrojtur nga institucioni dhe e ndaluar që të mbrohej",- vazhduan ata.

‘Familja mbretërore e pengoi të mbrohej nga historitë e

Duke folur për “ELLE.com”, një burim i afërt me Meghan tha: "Meghan u tha miqve t'i tregonin revistës “People” për letrën që shkroi për babain. Duke i lejuar miqtë të diskutojnë rreth letrës, ajo hoqi dorë nga të drejtat për të ruajtur privatësinë. Në përgjigjen tonë, ne paraqitëm detaje për të vërtetuar se kjo është kategorikisht e pavërtetë".

Gazetat “Associated” i kanë mohuar pretendimet e Meghan dhe do të mbrohen kundër padisë së saj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon