Probleme pas karantine: Ç’të bëni kur xhinset ju rrinë të ngushta?

Si t'ia bëni?

Nga Class 3 July 2020

Probleme pas karantine: Ç’të bëni kur xhinset ju

Pas periudhës së karantinës një prej “problemeve” që po hasim janë kilogramët e tepërt. Askujt nuk i pëlqen kur xhinset e preferuara i rrinë të ngushta. Megjithatë mos u shqetësoni, pasi ekzistojnë truke për t'i zgjeruar ato.

E para gjë që ju shkon në mendje kur shihni se xhinset nuk ju hyjnë më është t’i çoni te rrobaqepësja, por para se të shkoni te hapi i fundit, provoni disa truke në kushte shtëpie.

Probleme pas karantine: Ç’të bëni kur xhinset ju

Zgjidhja më e shpejtë dhe më e thjeshtë është të tërhiqni materialin. Pasi i keni larë, lërini të thahen, por sigurohuni që kur të jenë ende të njoma t'i vishini duke u munduar t’i zgjeroni, duke bërë squats për 1 minut. Me këtë rast bëni edhe pak aktivitet fizik.

Probleme pas karantine: Ç’të bëni kur xhinset ju

Një tjetër metodë është ajo me hekurin e rrobave. Ndërkohë që janë ende të njoma, mundohuni t’i hekurosni xhinset, kryesisht në pjesët ku ju rrinë të ngushta. Në këtë mënyrë, ato do të zgjerohen mjaftueshëm sa për t’i veshur pa problem.

Probleme pas karantine: Ç’të bëni kur xhinset ju

Burimi: Donna Glamour

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon