Covid-19 hyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë, një anëtar tjetër pozitiv në familjen e Donald Trump

Përsëri në Shtëpinë e Bardhë

Nga Class 4 July 2020

Covid-19 hyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë,

Covid-19 ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë duke e vënë edhe një herë tjetër në rrezik. Këtë herë, virusi preku familjen e Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Siç është mësuar nga mediat amerikane, një anëtar i stafit të fushatës elektorale të Donald Trump dhe e dashura e djalit të tij (Donald Trump Junior), Kimberly Guilfoyle, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pas testimit.

Gjithçka u mësua para se Trump të mbante fjalimin për Ditën e Pavarësisë në malin Rushmore.

Covid-19 hyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë,

Siç raportohet nga mediat, djali i Trump, Trump Junior, ka rezultuar negativ. Lajmi u publikua në ditën kur 7 shtete të Amerikës shënuan një numër rekord rastesh të reja.

Alabama, Alaska, Idaho, Mississippi, North Carolina, South Carolina dhe Tennessee shënuan një shifër të re rekord rastesh pozitive në një ditë të vetme, 53.483 raste të reja të infektuar në SHBA.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon