Akullore në kushte shtëpie, receta praktike nga Mirela Andoni

Në këto ditë të nxehta vere, gjithçka që të gjithë duam është diçka e freskët dhe e ftohtë. Perfektja do të ishte një akullore, që do të shijonte më shumë e bërë nga duart tuaja, me shijen që preferoni. Ndërsa receta që sjellim sot nga Mirela Andoni është me banane dhe panxhar.
Përbërësit që ju duhen:
• 2 banane të ngrira
• 1 lugë gjalpë kikiriku
• 1 lugë mjaltë
• 1 panxhar i vogël i zier në avull
• 100 gr kos
• çokollatë e zezë
Vendosni në blender të gjithë përbërësit përveç çokollatës dhe bluajini. Më pas, masën lëreni në frigorifer për 1-2 orë.
Kujdes:
Mos shtoni shumë kos që të dalë më kremoze.
Bananet i lini disa minuta në temperaturë ambienti, sepse bluhen më lehtë.
Çokollatën e zezë mund edhe të mos e shtoni, sepse kur ngrin forcohet.
View this post on Instagram



