Ylli i “West End”, Graham Martin u gjet i vdekur në shtëpi.
Sipas raportimeve, aktori 50-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit ishte Graham Reid, është gjetur në rezidencën e tij në Basford, më 1 maj.
Raportet sugjerojnë se ai kishte qenë duke luftuar pneumoninë para se të ndërronte jetë.
Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit në vitet 1990 dhe shfaqjet e tij në teatër përfshinin “Blood Brothers”, si dhe “Brighton Rock” dhe “Starlight Express” në “West End” të Londrës.
Dramaturgu Tim Churchill, i cili ka punuar me Martinin në “Blood Brothers”për 11 vjet, ishte ai që njoftoi policinë kur nuk kishte dëgjuar më nga shoku i tij.
Churchill, 49 vjeç, i tha “StokeOnTrentLive”: "Unë do të shkoja në shtëpinë e tij edhe pse vendi ishte në bllokim, sepse kisha një ndjenjë të keqe. Ne u vonuam, sepse duhet të merrja disa gjëra në farmaci, kështu që vendosa të telefonoj policinë.”
“Nuk ishte e zakontë që ai të mos bëhej i gjallë në rrjetet sociale. Kështu njoftova policinë. Ishte një tronditje e madhe. E kalova pjesën tjetër të ditës duke telefonuar të gjithë ata që dija se e njihnin Graham, sepse nuk doja që ta zbulonin në mediat sociale.”
"Graham ishte një aktor shumë i talentuar dhe ai kishte një zemër të madhe. Ai ishte një nga njerëzit më profesionistë me të cilët kam punuar ndonjëherë. Etika e tij e punës ishte e shkëlqyeshme dhe sillte një ndjenjë argëtimi në dhomën e zhveshjes."- përfundoi ai.