Ku është Elvana? Valdrin Sahiti zbulon ç’po ndodh me mikeshën e tij

Nga Class• 13 July 2020

Ku është Elvana? Valdrin Sahiti zbulon ç’po ndodh me

Nuk ishte e thjeshtë as për Valdrin Sahitin, ashtu si për çdo personazh tjetër, të përballej me pyetjet e njëpasnjëshme, madje edhe provokuese të gazetarëve të vegjël. Duke e shfrytëzuar për të mësuar gjithçka në lidhje me VIP-at që vesh stilisti i njohur, fëmijët e Piter Panit e pyetën Valdrinin edhe për mikeshën e tij, Elvana Gjata, dhe një prej bashkëpunëtoreve më jetëgjata të tij.

"Ku është Elvana, nga bëhet?” – ishte pyetja që e gjeti pothuaj të papërgatitur Valdrin Sahitin, edhe pse ai e di mjaft mirë se ç’është duke bërë mikesha e tij.

Përgjigjja, natyrisht, nuk ishte ajo që të gjithë prisnit, por Valdrini konfirmoi edhe një herë tjetër atë që tashmë mund të nuhatni për Elvanën: “Sigurisht që e di se ç’po bën Elvana. Ajo është mikesha ime…”, - tha ai pas pyetjes që, gjithsesi, mori një përgjigje. Diplomatike, natyrisht…

Ku është Elvana? Valdrin Sahiti zbulon ç’po ndodh me

“Sa herë që Elvana “humb”, ka një gjë të madhe për të prezantuar” – tha Valdrini dhe me kaq, mësuam që këngëtarja e njohur e skenës, tashmë ka projekte të reja e të mëdha për të prezantuar. Është vetëm çështje kohe…

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon