Nëse kërkoni foto të veçanta, mes shumë fotove të tilla të Kryeministrit Rama, vendin e parë e zënë ato të 25 korrikut. Që nga viti 2014, kur Zaho erdhi në jetë, e çdo vit në këtë datë, profili i kreut të qeverisë, më 25 korrik, është gjithmonë e më i veçantë. Si sot... kur Zoho i vogël feston 6-vjetorin e lindjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ZAHO6❤️

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Me një foto nga festa e ditëlindjes, Kryeministri Rama ka ndarë me të gjithë ditën e lindjes së të birit me një shënim të thjeshtë "Zaho 6", por fotoja nuk ka nevojë për shumë fjalë. Familja dhe festa i thonë të gjitha këtu apo jo?

Edhe Linda Rama, në profilin e saj në Twitter, ka postuar të njëjtën foto, por zgjedh të shkruajë pak fjalë për të uruar të birin: "Lumturia e gjashtës" - është shënimi i Lindës, pas të cilit janë rreshtuar me qindra urime e përgëzime për Zahon e vogël.

Edhe Rea Xhillari, motra e madhe e Zahos, me një foto në profilin e saj, ka uruar vëllanë e vogël me një mesazh të ndjerë dashurie: "Ti je shpirti i shpirtit të universit dhe emri yt është dashuri."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

You are the soul of the soul of the universe and your name is Love. #zaho6

A post shared by @ reaxhillari on

Familja Rama, sot i kanë lënë mënjanë angazhimet politike për t'i kushtuar kohën dhe ditën më të voglit që sot gëzon ditën e tij. Pa e vrarë mendjen (për pak) për pandeminë, për politikën apo çdo angazhim tjetër që këtyre të rriturve, s'ua kuptojmë thuajse kurrë...