7 gabimet tipike që bëjnë të gjithë kur dekorojnë shtëpinë

Nga Class 28 July 2020

Gabimi i parë: E teproni me bojërat dekoruese

Bojërat mund të jenë një shtesë e bukur në një sipërfaqe të caktuar, por të dini kur të ndaloni është gjëja e duhur. “Lyerja në mënyrë perfekte është elegante dhe shkëlqyese, por nëse e teproni, pamja do duket shumë vulgare,” thotë dizenjuesja Mary Douglas Drysdale.

7 gabimet tipike që bëjnë të gjithë kur dekorojnë

Gabimi i dytë: Nuk i kushtoni rëndësi ndriçimit

Nuk ka gjë më të keqe se sa dritat ndriçuese të cilat të bëjne të dukesh sikur je në skenë”,- thotë dizenjuesi Barclay Butera. Ai rekomandon përdorimin e dritave të zbehta në çdo dhomë, përfshirë edhe banjën. “Ndriçimi nuk duhet të prishë pamjen. Është diçka jotërheqëse”, thotë ai.

7 gabimet tipike që bëjnë të gjithë kur dekorojnë

Gabimi i tretë: I vendosni qirinjtë bashkë

Dizenjuesi Albert Hardley beson se një pamje e balancuar estetikisht arrihet kur qirinjtë shpërndahen nëpër shtëpi dhe nuk grupohen në të njëjtin vend. “Drita e qiririt, si zjarri, ka një tërheqje misterioze që përfshin ngrohtësinë dhe romancën. Për mua, është më tërheqëse kur drita e qirinjve shpërndahet në gjithë dhomën”,- thotë ai.

7 gabimet tipike që bëjnë të gjithë kur dekorojnë

Gabimi i katërt: I mbështesni mobiljet pas murit

Habitem shpesh nga mënyra se si njerëzit i rregullojnë mobiljet e shtëpisë. Divanë të mëdhenj të cilët mbështeten pas murit, karriget që vendosen larg njëra-tjetrës,” thotë dizenjuesja Whitney Stuart. Ajo beson se përgjigjja e duhur është thjeshtësia. “Parimi kryesor duhet të jetë krijimi i intimitetit. Si mund të kesh një bisedë të mirë kur të duhet të bërtasësh që të të dëgjojnë në anën tjetër të dhomës? Unë imagjinoj sikur divani flet me karriget dhe karriget flasin me njëra-tjetrën”,- thotë ajo.

7 gabimet tipike që bëjnë të gjithë kur dekorojnë

Gabimi i pestë: Injoroni proporcionet

Vendosja e abazhurëve të mëdhenj ngjitur me divanët është gjëja më e keqe”,- thotë dizenjuesi David Kleinberg. “Mos u përpiqni të bëheni shumë kreativë. Mbajini gjërat e thjeshta”.

7 gabimet tipike që bëjnë të gjithë kur dekorojnë

Gabimi i gjashtë: I rregulloni jastëkët në mënyrën e gabuar

Mos e bëni shumë formale pamjen e dhomës me jastëkë të fryrë më shumë se ç’duhet.  Dizenjuesi Steven Sclaroff nuk jeton dot me jastëkë të rregulluar keq. “Ajo pamje nuk do të ishte asnjëherë normale për një jastëk,” thotë ai.

7 gabimet tipike që bëjnë të gjithë kur dekorojnë

Gabimi i shtatë: Përdorni vetëm një dritë për ndriçim

Çelësi për të pasur një ndriçim të mirë është vendosja e dritave apo llambave në largësi të ndryshme. “Mos u mjaftoni vetëm me një dritë, por përdorni disa lloje ndriçimesh dhe në largësi të ndryshme,” thotë dizenjuesi Alan Tanksley. “Dritat që japin një ndriçim të ngrohtë krijojnë intimitet.”

7 gabimet tipike që bëjnë të gjithë kur dekorojnë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon