Sot Kurban Bajrami, besimtarët do të festojnë ndryshe për shkak të Covid-19

Rregullat e reja!

Nga Class 31 July 2020

Sot Kurban Bajrami, besimtarët do të festojnë ndryshe për

Sot, besimtarët muslimanë festojnë Kurban Bajramin, por këtë vit ndryshe nga herët e tjera. Në vendin  tonë, 31 korriku nisi me faljen në xhami, rit që këtë vit u krye nën protokoll të veçantë për parandalimin e përhapjes së Covid-10.

Sipas BalkanWeb, njerëzit janë përpjekur të ruajnë distancën dhe kanë vendosur maskë, si masa kryesore që duhet ndjekur gjatë kësaj periudhe. Rregulla të njëjta janë ndjekur në çdo vend të botës. Që nga momenti që u vendos rihapja e xhamive dhe kishave, një protokoll i veçantë ju shtua për t'i bërë besimtarët dhe gjithë të tjerët të jenë të sigurtë teksa kryejnë ritet e tyre.

Rregullat kryesore që duhen respektuar:

Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.

Të mbahet maska nga çdo besimtar.

Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.

Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.

Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të çdo xhamie.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon