Me maskë, në mes të të nxehtit afrikan. Evropa përvëluese kalon 42 gradët

Nga Class• 2 August 2020

Me maskë, në mes të të nxehtit afrikan. Evropa

E gjithë Europa, këto ditë po përjeton ditë të nxehta me temperatura që janë pranë rekordeve. Në Paris, termometri shënoi 42 gradë celsius këtë të diel.

Në këtë stinë të nxehtë, banorëve u shtohet një tjetër vështirësi në përditshmërinë e tyre, maska anti-COVID të cilën ata e kanë të detyruar ta mbajnë në ambiente publike.

Me maskë, në mes të të nxehtit afrikan. Evropa

Në Madrid, banorët u janë drejtuar parqeve me shatërvanë, por edhe lumenjve e liqeneve për t’u freskuar mes temperaturave që kapërcejnë 40 gradë celsius. Në vëmendjen e tyre është edhe ruajtja e distancës sociale për të shmangur infektimin nga COVID-19.

Më pak të kujdesshëm duken banorët e Siçilisë, të cilët u dyndën plazheve. Temperaturat po i afrohen drejt 40 gradë celsius, teksa jo vetëm jugu i Italisë por e gjithë Europa është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon