‘Portokalli’ s’do jetë më pjesë e Top Channel? Flor Binaj zbulon ku do ta shohim sezonin e ri

Nga Class• 5 August 2020

‘Portokalli’ s’do jetë më pjesë e Top Channel?

Këto kohë është përfolur se emisioni i humorit “Portokalli”, që mban logon e Top Channel që prej krijimit, do të zhvendosej në një televizion tjetër. Mirëpo, fjalët nuk janë konfirmuar as nga regjisori Altin Basha dhe as nga aktorët.

Madje, Florjan Binaj, i ftuar në “Pushime On Top” i ka hedhur poshtë këto zëra, duke konfirmuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kastit të aktorëve të emisionit të humorit, edhe në sezonin e ri që pritet të nisë në tetor në Top Channel.

‘Portokalli’ s’do jetë më pjesë e Top Channel?

“Unë po punoj për personazhet që kam dhe pesonazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do shfryhen mjaftueshëm me 'Portokallinë' dhe ne mezi presim të jemi në ekran”, -është shprehur Flori gjatë bisedës me Ori Nebijajn.

‘Portokalli’ s’do jetë më pjesë e Top Channel?

Kështu që zërat për zhvendosjen e “Portokallisë” në një tjetër logo mbeten në kuadrin e thashethemeve.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon