Trendi i radhës për emrat e bebeve është i çuditshëm. Lista me më të preferuarit për vajza e djem

Cilët janë më të preferuarit?

Nga Class 6 August 2020

Trendi i radhës për emrat e bebeve është i

Nëse do të bëheni, ose planifikoni të bëheni me bebe së shpejti, me siguri keni kaluar shumë kohë online për të gjetur emrin që do t’i përshtatet fëmijës suaj. Dhe nëse ende nuk e keni gjetur, ne jemi këtu për t’ju njohur me trendin e fundit.

Kemi dëgjuar lloj-lloj emrash, sidomos vitet e fundit. Ndonjëherë prindërit nuk e mendojnë gjatë emrin dhe jo të rralla janë rastet kur ata pendohen për emrat që u vendosin vogëlushëve të tyre.

Në përpjekje për të gjetur emrat më të pazakontë për fëmijët, duket se shumë prindër janë orientuar drejt markave të njohura të veshjeve dhe bukurisë për t’i pasur si frymëzim.

Jewellerybox ka zbuluar se trendi i fundit për sa u përket emrave të fëmijëve janë pikërisht brandet e famshme.

Për vajzat, emrat Chanel dhe Armani rezultuan ndër më të preferuarit, ndërsa emrat e djemve ishin Valentino dhe Kenzo.

Kishte 16,290 fëmijë të quajtur Armani në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. që nga viti 2000, ndërsa emrat më pak të përdorur ishin ato të markave si Boss dhe Rimmel.

Hidhini një sy listës së plotë ...

Trendi i radhës për emrat e bebeve është i

Emrat e vajzave të frymëzuar nga markat e njohura:

Chanel

Armani

Dior

Dolce

Estee

Omega

Yves

Cartier

Nivea

Trendi i radhës për emrat e bebeve është i

Emrat e djemve të frymëzuar nga markat e njohura:

Valentino

Kenzo

Armani

Salvatore

Cavalli

Dior

Yves

Klein

Hermes

Cartier

Studim i kryer nga JewelleryBox

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon