Pas protestave të dhunshme, qeveria e Libanit dorëhiqet

Nga Class 10 August 2020
Pas protestave të dhunshme, qeveria e Libanit dorëhiqet
Pamje nga protestat në Liban, marrë nga BBC

Qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen mes rritjes së zemërimit të popullit të Libanit për shpërthimin e së martës që shkatërroi pjesë të Beirutit dhe la më shumë se 200 të vdekur.

Njoftimi u bë pak më parë në një televizion kombëtar nga Kryeministri Hassan Diab.

Pas protestave të dhunshme, qeveria e Libanit dorëhiqet
Hassan Diab, Kryeministri i Libanit

Shpërthimi masiv u shkaktua nga shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në port për vite me radhë.

Shumë njerëz kanë drejtuar gishtin ndaj udhëheqësve të vendit si fajtorë duke i akuzuar për pakujdesi dhe korrupsion. Sot, për të tretën ditë me radhë, protestuesit kanë dalë në rrugë dhe janë përleshur me policinë.

Presidenti Michel Aoun i ka kërkuar qeverisë që të qëndrojë në cilësinë e kujdestarit deri sa të formohet një kabinet i ri.

Pas protestave të dhunshme, qeveria e Libanit dorëhiqet
Pamje nga protestat në Liban, marrë nga BBC

Çfarë pritet të ndodhë tani?

Tani parlamenti do të duhet të vendosë për një kryeministër të ri. Nuk ka pothuajse fare gjasa të jetë një proces i qetë ose i shpejtë, për shkak të sistemit kompleks politik të vendit. Pushteti në Liban ndahet midis drejtuesve që përfaqësojnë grupe të ndryshme fetare të vendit.

Për më tepër, pas përfundimit të luftës civile 1975-1990, një numër luftëtarësh hynë në politikë dhe ende kontrollojnë pjesë të mëdha të sektorëve politikë, ekonomikë dhe shoqërorë të vendit.

Shumë protestues fajësojnë për korrupsionin e vendit këtë sistem të ngulitur.

Pas protestave të dhunshme, qeveria e Libanit dorëhiqet
Pamje nga protestat në Liban, marrë nga BBC

Burimi: BBC

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon