Pse Pippa Middleton nuk e donte Meghan Markle-n në dasmën e saj? E vërteta del në dritë

Nga Class 12 August 2020

Pse Pippa Middleton nuk e donte Meghan Markle-n në dasmën e saj? E

Pippa Middleton, motra e kate Middleton, u martua në maj të 2017-ës. Një prej gjërave që u përfol më shumë në atë periudhë ishte se Meghan Markle nuk shkoi në dasmë. Pati spekulime se arsyeja pse Meghan nuk mori pjesë ishte se Pippa ishte xheloze dhe nuk donte që ajo t’i vidhte gjithë vëmendjen në ditën e saj të madhe.

Pse Pippa Middleton nuk e donte Meghan Markle-n në dasmën e saj? E

Por si qëndron e vërteta? Libri i ri që trajton biografinë mbretërore “Finding Freedom” duket se ka hedhur dritë mbi këtë çështje të lënë në harresë sot, por shumë të bujshme tri vite më parë.

“Furia e mediave që ndoqi çdo veprim të tyre, i bëri ato të ngurronin disi nëse duhet ta shtonin Meghan-in në listën e të ftuarve në dasmën e Pippa Middleton, më 20 maj 2017. Si nusja ashtu edhe nëna e saj, Carole, shqetësoheshin se prania e aktores amerikane së bashku me Harry-n mund të linte në hije eventin kryesor", -kanë shkruar autorët e librit, Omid Scobie dhe Carolyn Durand.

Pse Pippa Middleton nuk e donte Meghan Markle-n në dasmën e saj? E

Sidoqoftë, Meghan u ftua në dasmë, madje zgjodhi edhe një fustan dhe kapele nga Philip Treacy, por për shkak të “sulmeve” të tabloidëve dukesha vendosi të shkonte vetëm në pritjen private.

Pse Pippa Middleton nuk e donte Meghan Markle-n në dasmën e saj? E

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon