Vetëm 10-javësh, vogëlushi thotë 'I love you' dhe i lë prindërit pa fjalë… dhe të gjithë botën

Ka lindur një gjeni

Nga Class 21 August 2020

Vetëm 10-javësh, vogëlushi thotë 'I love you' dhe

Kesia Cameron, nëna e këtij fëmije gjeni vetëm 10-javësh, është mrekulluar pasi i biri ka përsëritur pas saj frazën "I love you", në mënyrë të pabesueshme.

Ky moment është parë nga miliona njerëz në të gjithë botën dhe mijëra komente e kanë vlerësuar atë si gjeni.

Kesia Cameron, nga New York-u, shihet duke e mbajtur në prehër të birin, Roan, ndërsa i thotë "I love you". Vogëlushi, e përsërit fjalinë pothuajse në mënyrë të përsosur.

Roan i vogël provon pothuaj çdo tingull të frazës magjike të së ëmës, e cila, sapo dëgjon përsëritjen e tij, i shtrëngon dorën duke e shoqëruar me “Oh Zot…” këtë veprim prej gjeniu.

Videoja e adhurueshme është postuar nga gjyshja e Roan, Lara Skadsen, në TikTok, dhe u bë menjëherë virale duke regjistruar më shumë se 1.2 milionë shikime.

Titulli i videos "Nipi është gjeni! Shikojeni!" u pa nga miliona të tjerë në rrjet, të cilët nuk i kursyen komentet. 

"Koha që të fillojë një punë dhe të paguajë disa fatura!" "OMG! Ai përsërit fjalë për fjalë ato që thua. Vazhdoni të flisni me të si një i rritur, do të jetë gjeni", “Bebet e 2020-ës vijnë me cilësi të jashtëzakonshme” shkruajnë disa nga komentuesit që kanë parë videon, e cila ka lënë pa fjalë të gjithë botën.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon